Komisioni Rregullator për Energjetikë paralajmëron se të hënën marzhi më i madh do t’i ulë çmimet e karburanteve

Komisioni Rregullator për Energjetikë në metodologjinë e re për llogaritjen e çmimeve të derivateve të naftës rriti diferencën e shitjes me pakicë nga 3.2 në 4.6 denarë për litër, duke bërë kështu një kompromis me tregtarët që kërkonin që ajo të jetë deri në 6.5 denarë për litër. Është e paqartë se përse rregullatorët njoftojnë se me metodologjinë e re çmimet e karburanteve do të ulen nga një në dy denarë për litër kur në të njëjtën kohë rritet marzhi i shitjes me pakicë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë informon se në metodologji harxhimi për transport në shtet është llogaritur në 0.75 denarë për litër.

“Të gjitha analizat që i kemi bërë periudhën e kaluar tregojnë se me metodologjinë e re, çmimet e derivateve të naftës, krahasuar me metodologjinë paraprake, ulen në varësi të periudhës nga 1 deri në 2 denarë”, tha Bislimovski.

Përveç marzhës së tregtarëve, kritere kryesore nga të cilat do të varet çmimi i shitjes me pakicë, mbeten kursi i dollarit në krahasim me denarin dhe lëvizja e çmimit të naftës së papërpunuar nga tipi Brent të berzave botërore.

Të hënën për herë të parë do të shfrytëzohet metodologjia e re dhe do të shihet se a do të plotësohen paralajmërimet e rregullatorëve për uljen e çmimeve të karburantëve ose sërish në të kundërtën në pritje do të ketë të rafinuara të derivateve të naftës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button