Pronari i banesës së djegur në Karposh përfundoi në Toksikologji

13:22 – Zjarri i cili ka shpërthyer para një ore në katin e 16-të në njërën ndër ndërtesat në lagjën e Shkupit “Karposh 4”, para pak çastesh është vënë nën kontroll, ndërsa pronari i banesës është dërguar në toksikologji përshkak së tymit që ka thithur derisa ekipet e zjarrfikësve e kanë shpëtuar, transmeton Alsat.

Policia për momentin nuk posedon informacione se cilat janë shkaqet e zjarrit, dhe të njëjtët kanë njoftuar se gjatë ditës do të dalin me detale.

Sipas inforatave jozyrtare, zjarri ka shpërthyer paradite rreth orës 10.00 për shkak të një bombole gazi.

Nga banesa e kapluar nga zjarri zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë pronarin i cili nga ballkoni i banesës ka kërkuar ndihmë.

Një numër i madh i banorëve janë evakuuar nga ndërtesa, derisa në vendngjarje prezent kanë qenë edhe ekipet e ndihmës së shpejtë.

*********************************************

Janë evakuuar banesorët e një ndërtese në Karposh 4 pasi në katin e 16 ka shpërthyer zjarr, transmeton Alsat.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit dhe vetura të Ndihmës së Shpejtë.

Deri tani nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe se a ka të lënduar. Jozyrtarisht, zjarri ka shpërthyer prej bombolës së gazit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button