Guardiola dëshiron De Rossi-n në staf

Pep Guardiola po konsideron t’i shtojë Daniele De Rossi-n stafit të tij teknik te Manchester City.

Mesfushori 36-vjeçar do të largohet nga Roma në fund të sezonit, por nuk ka thënë akoma se ku do të shkojë apo nëse do të largohet nga futbolli i luajtur, transmeton Albeu.

Ish-lojtari i përfaqësueses italiane do të ketë shumë oferta kur të largohet nga kryeqyteti, me calciomercato që raporton interesin e City-t, duke shtuar se Guardiola do ta afronte me kënaqësi, por jo si futbollist.

Ndërsa Boca Juniors do të ofronte një kontratë futbollisti, po ashtu edhe klubet e MLS në Amerikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button