Zaev dhe Gjukanoviç konfirmuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve

Kryeministri Zoran Zaev, në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi, u takua me presidentin malazez Millo Gjukanoviç dhe kryetarin e parlamentit malazez Ivan Brajoviç.

Në një darkën zyrtare në nder të shtetasve të Maqedonisë, që organizoi presidenti malazez Milo Gjukanoviç, Kryeministri Zaev dhe Presidenti Gjukanoviç rikonfirmuan miqësinë tradicionale mes dy vendeve dhe shkëmbyen pikëpamje mbi mundësitë e ardhshme për zhvillimin e marrëdhënieve, në veçanti planin e bashkëpunimit ekonomik dhe planet e aktivitetet e përbashkëta në NATO dhe në procesin e integrimit të të dy vendeve në Bashkimin Evropian, shkruan Pressingtv.mk , përcjell Portalb.mk.

Zaev dhe Brajoviç gjithashtu theksuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis deputetëve nga të dy parlamenteve, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe biseduan rreth mbështetjes dhe shkëmbimit të përvojave të Malit të Zi në procesin e fillimit të negociatave të vendit tonë me BE.

Zaev falënderoi Brajoviçin për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe njoftoi se tashmë 13 shtete anëtare të NATO-s e kanë ratifikuar dokumentin, i cili hap mundësinë për Maqedoninë Veriore që të marrë statusin e një anëtari të plotë të Aleancës deri në fund të vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button