RMV, prokurorët do të trajnohen për ndjekjen e krimit nga urrejtja

Prokurori Publik Ljubomir Joveski, drejtoresha e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë Natasha Gaber-Damjanovska dhe Ambasadorja Ingibjorg Solrun-Gisladotir, drejtori i Zyrës së OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut ODIHR nënshkruan sot një Memorandum mirëkuptimi për zbatimin e një programi për prokurorë publikë dhe krimin nga urrejtja, program ky i njohur si programi PAHT, njoftoi prokuroria, shkruan SDK.mk, përcjell Portalb.mk.

Të gjithë nënshkruesit e Memorandumit do të emërojnë Zyrtarët e tyre Kombëtar për zbatimin e këtij programi.

“Duke vlerësuar se krimi nga urrejtja është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe një kërcënim për sundimin e ligjit dhe stabilitetin demokratik, nënshkruesit e Memorandumit janë angazhuar që të marrin pjesë dhe të jenë aktiv në zbatimin e programit për trajnimin e prokurorëve publik”, tha prokuroria.

Me miratimin e Planit kombëtar, të gjithë prokurorët publikë në vend do të përfshihen në edukimin për krimet e urrejtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button