Skandaloze! Autobusi i Gostivarit sërish u stërmbush me udhëtarë, ndërhyri policia (FOTO)

Përsëritet historia e autobusëve të mbingarkuar me udhëtarë. Autobusi i “Euro Turist” – Gostivar, sot përsëri kishte marrë mbi 15 udhëtarë më shumë se sa numri i lejuar që udhëtonin nga Shkupi për në Gostivar, përcjell Portalb.mk.

Sipas raportimeve për Portalb, autobusi është ndaluar nga policia në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, me çka pas inspektimit i cili ka zgjatur rreth 20 minuta, udhëtarët e tepërt u detyruan të zbresin nga autobusi, ndërsa policia i ka kërkuar kompanisë që të nis autobus tjetër.

Shoferi i rrethuar me udhëtarë
Shoferi i rrethuar me udhëtarë

Pas përafërsisht gjysme ore ka arritur autobus tjetër i kompanisë në fjalë që ka marrë udhëtarët që kishin zbritur në rrugë dhe janë nisur për Tetovë.

Rastin e ngjashëm Portalb e raportoi vetëm para një muaji me po të njëjtën kompani transportuese e cila vetëm pas dy ditëve nga lajmi u sanksionua nga ana e MPB-së.

Kujtojmë edhe një herë qytetarët se nëse hasin në probleme të tilla mund t’i paraqesin në polici në numrin 192.

Shoferi te policia
Shoferi te policia
Autobusi i stërmbushur
Autobusi i stërmbushur

LEXO: Stërngarkesë e autobusit Shkup-Gostivar: Qytetarët ankohen se u zihet fryma, ndërhyri policia (FOTO)

LEXO: Mbingarkesa e autobusit Shkup – Gostivar, janë sanksionuar vozitësi dhe kompania “Euro Turist” – Gostivar

LEXO: Problemet e transportit ndërurban në RMV nuk kanë të ndalur, autobusë të mbushur me qytetarë të pakënaqur

Stërmbujsha e autobusëve me udhëtarë ose lënia e tyre në stacion pa mos ju kryer shërbimi, paraqet shkelje të të drejtave të konsumatorëve/udhëtarëve, e cila është në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve.
Ankesat qytetarët mund t’i dërgojnë në Organizatën për Konsumatorë të Maqedonisë: [email protected] / [email protected] dhe mund t’i denoncojnë në Inspektoratin Shtetëror për Transport: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button