Liga e Kombeve, Ronaldo në krye të Portugalisë për turneun final

Trajneri i kombëtares së Portugalisë në futboll, Fernando Santos, ka publikuar listën e lojtarëve në të cilët llogaritë për turneun e parë final të Ligës së Kombeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndonëse nuk luajti gjatë fazës së Ligës së Kombeve, një nga lojtarët më të mirë të së sotmes, Cristiano Ronaldo do të udhëheqë bashkëkombasit e tij në turneun i cili do të luhet në vendlindjen e tij.

Santos përfshiu katër lojtarë të Wolverhamptonit në Angli, portierin Ruij Patricio, mesfushorët Ruben Navas dhe Joao Moutinho si dhe sulmuesin Diog Jot.

Përzgjedhësit e Santosit, porta: Beto, Rui Patricio, Jose Sa; mbrojtja: Raphael Guerreiro, Mario Rui, Nelson Semedo, Joao Cancelo, Ruben Dias, Pepe, Jose Fonte; mesfusha: Bruno Fernandes, Danilo Pereira, William Carvalho, Pizzi, Ruben Neves, Joao Moutinho; sulmi: Bernardo Silva, Cristiano Ronaldo, Diogo Jota, Dyego Sousa, Joao Felix, Goncalo Guedes, Rafa Silva.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet më 5 qershor në ora 20:45 në stadiumin “Dragao” në Porto, ku takohen Portugalia dhe Zvicra. Në gjysmëfinalen e dytë një ditë më vonë, në Afonso Henriques në Guimaraes takohen Holanda-Anglia.

Ndeshja për vendin e tretë do të luhet në Guimaraes më 9 qershor në ora 15:00 ndërsa finalja e Ligës së Kombeve do të luhet në të njëjtën ditë në Porto në ora 20:45.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button