fbpx

Kartelat elektronike shëndetësore, iritohen qytetarët

Së shpejti qytetarët të gjitha shërbimet mjekësorë do ti kryejnë me kartelat elektronike. Kjo për mjekët por edhe për disa nga qytetarët paraqet shërbim më efikas, ndërsa për të tjerët revoltë, sepse të njëjtat do ti paguajnë nga xhepi i tyre.

“Unë mendoj se është tepër të paguhet 250 denarë për një kartelë, paramendo jemi 5 anëtarë kjo kushton 1250 denarë, dhe me këtë vetëm se pasurohet arka e shtetit, kështu vazhdimisht sjellin ligje të ndryshme vetëm që të na marrin para, për shembull para disa ditëve isha për të aplikuar për ndryshimin e lejes së vozitjes, edhe aty kushtoi rreth 600 denarë, ndërsa me lejen e vjetër unë kisha afat edhe tre vjet” tha Ibrahim S.

“Mirë është të kemi kartelë shëndetësorë elektronike, kjo është më e lehtë për ta mbajtur me vete dhe të na ruhen të dhënat tona, por çmimi nuk më duket i përshtatshëm, pasi kam katër fëmijë, bashkëshorten dhe dy prindër, kjo kushton diku rreth 2 mijë denarë’ tha Samed Memeti, nga Shkupi.

Mjeku i përgjithshëm nga Shkupi, Sedat Lumani, na tha se përparësia e kartelave elektronike shëndetësore është e gjith anshme, si për personelin mjekësor por edhe për pacientet, për shkak se janë kartela të koduara të cilat gjitha të dhënat mbahen sekrete prej opinionit do të thotë vetëm me kode të caktuara të cilën e posedon pala dhe mjeku amë.

“Nuk do të mbahet librezë e deri tashme që i përngjan një far lloji ditari dhe çdo gjë që duheshe të shkruhet. Kështu që forma e shkruar mbetet në formë elektronike ne kompjuterin e mjekut amë dhe përcjellja e pacientit edhe e personelit mjekësor nga ana e organeve kompetente është nëpërmjet internetit do të thotë çdo gjë kryhet online, dihet koha e caktuar se kur pacienti shkon te mjeku, dhe cilit institucion nëse ka nevojë për tretman të mëtejshëm në mjekësinë sekundare ose terciale, në cilin institucion duhet të shkohet. Aq më tepër edhe për marrjen e barnave, në barnatore mund ta përcjellin kartelën e pacientit i dërguar prej mjekut amë, sepse aty e ka të përshkruar barin i cili duhet të mirët” tha Lumani.

Ndryshe, një ditë më parë Kuvendi republikan me shumë votash të pozitës ka rrëzuar kërkesën e opozitës që në ndryshimet e Ligjit për Siguri Shëndetësore pagesën e kartelave elektronike ta paguajë vetë shteti.

Të gjithë qytetarët duhet të paguajnë edhe pse u paralajmëruan si falas, vetëm një kategori e njerëzve si të papunët, në vend të 250 denarëve do të paguajnë nga 100 denarë për kartelë elektronike./Potrtalb

Lajme të ngjashme

Back to top button