Topi: Berisha dhe klani i tij, kërcënim për demokracinë

Kreu i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi reagoi të mërkurën publikisht ndaj atyre që i konsideroi lumë akuzash dhe shpifjesh që Kryeministri Sali Berisha ka bërë ndaj tij. 

“Kryeministri lëshoi një lumë akuzash, fyerjesh e denigrimesh, duke tentuar të njollosë emrin tim në cilësinë e ish- kryetarit të shtetit. Kam bindjen se kushdo që e ka dëgjuar, ka krijuar atë ndjesi që pata dhe unë. Sërish u shfaq në një gjendje të çekuilibruar dhe humbje kontrolli për t’u mëshiruar. I njëjti njeri ka 22 vjet që baltos institucionet dhe jetën publike, njerëzit e ndershëm dhe kritikët e tij, duke vënë në punë një makinë gjigande denigruese, të denjë dhe të krahasueshme vetëm me kohën e udhëheqësit shpirtëror në vitet e fundit të sundimit të tij.Unë e kuptoj shumë mirë rënien e tij në nivele të tilla.

Sa herë ai sheh një kërcënim elektoral, e humbet kontrollin dhe është gati të bëjë gjithçka për rivalët e tij. Sikur sjellja e tij të ishte thjesht personale, as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk do merreshin me të. Ai mbetet një pacient në fazë të rënduar mendore. Duke qenë se fjalët e tij nuk janë të një qytetari të rrugës, ndonëse me fjalor rrugësh, ai e meriton një përgjigje të drejtpërdrejtë. Me zhargonin e një njeriu të paemancipuar e ligji emrin tim tim me vrasjen e gjyqtarit Skederilajd Konomi dhe me pronat e familjes së tij. Kryeministri që drejton policinë dhe shërbimin sekret, ka detyrimin ligjor dhe aksesin për informim zyrtar, ai nuk heton dhe zbardh të vërtetat e mëdha, por vetëm shpif sepse për të nuk ka rëndësi e vërteta. Ai shpif siç ka bërë për vrasjet e mëdha politike të 22 viteve.”, tha Topi.

Duke folur në një konferencë për media, ish-presidenti i Republikës u shpreh edhe se cdo procedurë në KLD-së është bërë me votat e ministrave të qeverisë Berisha dhe me votim të fshehtë të anëtarëve të KLD-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button