Zaev: Pronari i Jugohromit nuk është i interesuar të investojë në vendosjen e filtrave

Në konferencën  e sotme për media kryeministri Zaev tha se pronari i Jugohrom nuk është i interesuar të investojë në vendosjen e filtrave andaj dhe fabrika është në shitje, transmeton Portalb.mk.

“Nuk e di deri ku ka arritur vendosja e filtrave pasi filloi të realizohet, u vendos të paktën konstruksioni, kurse vetë pronari nuk tregon interes. Por ne kemi premtuar se fabrika nuk do fillojë me punë pa vendosjen e filtrave, për shkak të aspektit ekologjik”, tha Zaev.

Nga ana tjetër, edhe zëvendëskryeministri Angjushev tha se qeveria nuk mund të investojë 100% në kompanitë private por mundet vetëm të ndihmojë, dhe se një nga mekanizmat që përdor shteti është nëpërmjet Bankës për përkrahje të zhvillimit.

Jugohrom
Jugohrom

“Ne i ofruam Jugohromit kredi prej 1.5 milion euro por këto mjete nuk u ndanë pasi së pari ata duhej të siguronin pjesën tjetër të nevojshme për vendosjen e filtrave, që është përafërsisht edhe 3 milion tjera.  Nga informatat tona të fundit, pronari e ka nxjerrë në shitje fabrikën pasi besoj që nuk ndjehet financiarisht i sigurtë për të bërë një investim të tillë”, tha Angjushev.

Ai tha se qeveria ka treguar gatishmëri për të ndihmuar për shkak të mbrojtjes së mjedisit dhe pasi shëndeti i qytetarëve është primar. Megjithatë, pasi pronari nuk ka qenë i gatshëm të ndihmojë, këto mjete nuk janë dhënë.

Ndryshe, kompania Jugohrom ka ndërprerë punimet për vendosjen e filtrave dhe është nxjerrë në shitje. Për momentin ka vetëm 53 persona të punësuar, ata që kujdesen për mirëmbajtjen e makinerive dhe punëtorët administrativ.

Problemi me ndërmarrjen Jugohrom erdhi pasi që kjo fabrikë nuk ka punuar me standarde ekologjike e cila solli deri te ndotja enorme e ajrit në rajonin e Pollogut. Ndotja e ajrit Tetovën e rangoi ndër qytetet evropiane me ndotjen më të madhe të ajrit. Protestat e sektorit civil nuk ishin të pakta, si pasojë e kësaj, Qeveria VMRO-BDI në atë kohë i caktoi afat kohor për vendosjen e filtrave deri më 1 nëntor, si vonesë të kësaj, Jugohromi do të mbyllej.

Jugohrom nuk arriti të respektojë afatin kohor, Qeveria nuk iu zgjati afatin kohor dhe në mesin e nëntorit të 2016-s u mbyll.
Pas mbylljes, rreth 900 punëtor mbetën pa punë, të cilët të organizuar në sindikatë punëtorësh, vazhdimisht kanë protestuar për humbjen e vendit të punës. 
Pas mbylljes së Jugohromit, ish-ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti publikoi raportin e gjendjes së ajrit, raport ky që vërtetoi se Jugohrom ka qenë një ndër ndotësit më të mëdhenj të rajonit të Pollogut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button