Në Ohër filloi heqja e palmave pas rekomandimit të UNESKO-s (Foto)

Një nga rekomandimet në raportin që është marrë nga UNESKO, që duhet të shqyrtohet në sesionin e 43 të Komitetit për trashëgimisë kulturore që do të mbahet muajin e ardhshëm në Baku, ishte edhe ruajtja e integritetit dhe autintetit të koherencës arkitekturore dhe urbanistike të Ohrit.  Prandaj nga UNESKO rekomandojnë ta hiqet përdorimi i formave dhe materialeve që nuk janë karakteristike për rajonin dhe florën, siç ishin palmat e mbjella para disa vitesh, por edhe të zhduket shfrytëzimi i pankartave të mëdha komerciale që e prishin pamjen e qytetit, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në Ohër, në kuadër të fushatës së Qeverisë së Nikolla Gruevskit për mbjelljen e palmave, përmes NP “Pyjet e Maqedonisë” para disa viteve janë mbjellë mbi 200 palma në bregun lindor të liqenit, nga të cilat numri më i madh janë tharë edhe përkundër asaj se janë mbrojtur.

Sot ka filluar heqja e tyre.

Nëse dihet se për të gjitha 1.100 palmat e furnizuara në Maqedoni, Qeveria ka investuar rreth 522.000 euro, atëherë një palmë kushton rreth 500 euro.

Ndryshe, sesioni përgatitor informativ për draft-raportin për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor nga zbatimi i Planit për menaxhim me trashëgiminë natyrore-kulturore në Rajonin e Ohrit të caktuar për më 27 qershor 2019 në Ohër shtyhet, njoftuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

Pa dallim se ky takim do të thotë kyçje të hershme të opinionit në përpunimin e dokumentit, është parë nevoja e plotësimit të draft-planit.

Sesioni përgatitor informativ organizohet në pajtim me rekomandimet e Komitetit të ankesave të Arhusit dhe neni 6 nga Konventa e Arhusit për  kyçjen e hershme të publikut të prekur në procesin e miratimit të vendimit për Planin për menaxhim me trashëgiminë natyrore-kulturore në rajonin e Ohrit dhe ka për qëllim njohjen e palës së prekur në proces, të dhënat me të cilat punohet dhe dokumentet ose seksionet të cilat janë përgatitur, ndërsa për të cilat është i nevojshëm njohja e hershme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button