Në vend të Bogoevskit, deputet i ri duhet të jetë Aleksander Filipovski

Pasi të konstatohet dorëheqja e deputetit të pavarur të zgjedhur nga lista e deputetëve të LSDM-së, Pavle Bogoevski, i cili tërhiqet nga Kuvendi pas publikimit të incizimit, lirohet vend që deputet i ri i Kuvendit të jetë Aleksander Filipovski, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, Bogoevski ishte në vendin e pestë të listës së deputetëve të LSDM-së në zgjedhjet parlamentare në fund të vitit 2016 në njësinë e parë zgjedhore të Shkupit, që e kryesonte kryetari i ri i zgjedhur i shtetit, Stevo Pendarovski, pas të cilit vjen Renata Deskoska, Damjan Mançevski, Stefan Bogoev etj.

Duke pasur parasysh se të gjithë kandidatët nga kjo listë janë edhe deputetët ose tashmë kryejnë funksione në pushtetin ekzekutiv dhe lokal, deputet i ri në kuadër të shumicës parlamentare duhet të jetë Filipovski, që ishte në vendin e 17 në listë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button