Brexit, Theresa May drejt dorëheqjes?

Theresa May i ka orët e numëruara në krye të vendit, sipas raportimeve të fundit të mediave në Britaninë e Madhe. Shkak u bë marrëveshja e re për Brexit, që shefja e qeverisë pritet të dërgojë në Parlament, që është pritur keq nga figurat kryesore brenda konservatorëve, transmeton Mapo.al.

Drafti i ndryshuar i May përfshin disa kushte të reja, mes të cilave edhe ajo që Kryeministrja e kishte cilësuar si “vijën e kuqe”, mundësia për përsëritjen e referendumit.

Disa ministra të kabinetit i thanë BBC se May nuk mund të qëndrojë më në krye të qeverisë. Një prej tyre është Sekretari i Brendshëm, i cili i ka kërkuar takim Kryeministres për ta nxitur të anulojë lëshimin për referendumin e dytë. Mësohet se edhe Sekretari i Jashtëm ka kërkuar një takim privat me May. Të dy përfliten si emra potencialë për të zëvendësuar Kryeministren.

Teksa situata duket se po i shpëton nga duart, May këmbëngul të çojë planin e saj të ri të premten në Parlament, duke bërë thirrje për kompromis nga të gjitha anët.

Nëse marrëveshja për shkëputjen nga BE nuk miratohet brenda afatit të ri të lejuar nga Brukseli, May paralajmëroi se Brexit mund të anulohej përfundimisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button