Britania dhe Holanda nisin votimet e Parlamentit Evropian, ja kush prin në sondazhe

Britania dhe Holanda nisën të parat votimet për zgjedhjet në parlamentin e BE-së, që do të udhëheqin politikën e Brukselit për pesë vitet e ardhshme, shkruan Tesheshi.

Sondazhet e opinionit tregojnë se partitë pro-Brexit dhe ato pro-BE do të fitojnë votat në kurriz të konservatorëve që qeverisen nga Theresa May, dhe opozitarëve të Partisë Laburiste të cilët kanë dështuar në përcaktimin e qëndrimeve mbi këtë çështje.

Britanikët do të zgjedhin 73 deputetë të Parlamentit Evropian (EPP), por qeveria tha se ata nuk do të mbajnë ato vende nëse shteti largohet nga BE në fund të qershorit.

Britania duhej të largohej nga BE pothuajse dy muaj më parë, por pasi kishte vonuar datën e daljes së saj dy herë dhe parlamenti vazhdon të jetë i bllokuar, mbetet e paqartë se si, kur apo edhe nëse realisht vendi do të “divorcohet” me BE-në.

Nga ana tjetër, nacionalistët e Holandës pritet të korrin fitore të mëdha.

Forumi i Demokracisë i Thierry Baudet, një parti nacionaliste që fitoi vetëm 2% të votave në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, është duke qëndruar lartë në sondazhe, me 15%, duke garuar fyt për fyt me partinë e kryeministrit aktual Mark Rutte.

Baudet, i cili e quajti veten “intelektualin më të rëndësishëm në Holandë” vë në theks “kulturën dhe ekonominë holandeze”. Ai fajëson imigracionin për rënien e “civilizimit të krishterë dhe evropian” dhe kërkon që Holanda të largohet totalisht nga BE-ja.

Baudet ka tërhequr mbështetje kryesisht partia e rivalit të tij të djathtë Geert Wilders, një tjetër euroskeptik i njohur për fushatën e tij kundër Islamit. Wilders qëndron më së paku me vota, prej më pak se 5%.

Vende të tjera të BE do të mbajnë votimet nga e premtja deri të dielën, ndërsa rezultatet do të bëhen të ditura të dielën mbrëma, pasi të gjithë vendet e BE-së të kenë votuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button