Zaev i shkarkoi kryetarët e të gjitha degëve komunale të LSDM-së

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot paralajmëroi se ka sjellë vendim për shkarkimin e të gjithë kryetarëve të degëve komunale të LSDM-së, transmeton Portalb.mk.

“Mbrëmë kam sjellë vendim, ndërsa sot po ua ndaj – do të përpunohen vendimet nga ana e administratës së LSDM-së dhe gjatë këtyre ditëve do t’i nënshkruaj vendimet. Vendimi është – shkarkohen të gjithë kryetarët e degëve komunale të LSDM-së. Dua t’i falënderoj të gjithë për aktivitetin, punën, shërbimin e qytetarëve, si përfaqësues të nivelit lokal të partisë më të madhe qeveritare, të gjithë kryetarëve e atyre organizatave komunale ku është fituar në zgjedhje. Apeloj që të aplikojnë sërish në konkurs që javën e ardhshme do të publikohet në procedurë”, deklaroi Zaev pas mëngjesit të punës me biznesmenët që u mbajt në hotelin Hilton.

Ai njoftoi se ashtu siç do t’i sjellin vendimet, ashtu do t’i publikojnë në media dhe do t’i informojnë qytetarët.

“Siç kam treguar, fillimi i qershorit ose në pjesën e parë e qershorit do të ndodhin ndryshimet në sektorin e shoqërisë, ndërsa këto janë ndërmarrjet publike, ministritë , qeveria dhe të gjitha institucionet qeveritare, ndërsa në pjesën politike në partinë time politike, ku unë jam kompetent, ndërsa kjo në zgjedhjen e kryetarëve të degëve komunale, vendimin e kam marrë, mbrëmë e kam deklaruar në koordinim me kolegët e udhëheqësisë, sepse është e drejta ime”, tha Zaev

Ai informoi se shkarkimet janë në gjithsej 78 degë komunale. Organet dhe trupat e LSDM-së do të miratojnë vendim për fillimin e procedurës për zgjedhje të udhëheqësive të reja.

Ndryshe, kryeministri Zaev, rikonstruimin e paralajmëroi për në fillim të qershorit, duke shtuar se nuk e di numrin e saktë të ministrave që do të ndryshohen, por se e ka konceptin e ndryshimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button