Zbatimi i gjuhës shqipe, sot u kërkua donacion dhe transferim i përvojave të shteteve me më shumë gjuhë zyrtare

Sot në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u mbajt mbledhja e parë koordinatave e donatorëve e organizuar nga ana e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e koordinatorit Nacional të ndihmës së huaj dhe Drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Ylber Sela, transmeton Portalb.mk.

Në takim u prezantua plani i Qeverisë për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve me qëllim vërtetimin e mundësive që të sigurohet mbështetje për zbatimin e tij me ndihmë të donatorëve, si dhe shkëmbimi i mundshëm i përvojave dhe transferimi i njohurive nga vendet të cilat kanë ndërtuar sisteme funksionale dygjuhësore.

Ishin një numër i madh i përfaqësuesve të bashkësisë së Donatorëve në vend, përfaqësues të Ambasadave, institucionet e financuesve, OSBE-ja dhe të tjera.

“Nëse duam që në mënyrë të duhur të zbatojmë Ligjin, duhet të ballafaqohemi me sfidat për implementimin e tij të plotë”, tha Osmani.

Përndryshe, në qershor bëhen gjashtë muaj që kur Ligji për përdorimin e gjuhëve hyri në fuqi, pas një viti prolongimi për shkak të mosdekretimit të tij nga ish presidenti i RMV-së, Gjorge Ivanov. Pas hyrjen në fuqi të Ligjit, u formua edhe Agjencia për zbatim të ligjit për përdorimin e gjuhëve – gjuhës shqipe, por i njëjti në praktikë ende nuk është funksional, për shkak se nuk është kompletuar kuadri profesional.

LEXO: Infografik: Tre mënyrat e përkthimit në shqip në institucionet e RMV-së
LEXO: Moskompletimi i Agjencisë, Osmani: Në shqip do të përkthejnë shqiptarët që s’janë përkthyes profesional
LEXO: Është caktuar lokacioni i Agjencisë së Gjuhës Shqipe, edhe pesë hapa deri te funksionalizimi (Infografik)
LEXO: Maqedoni, tetë proceset e funksionalizimit të Agjencisë së Gjuhës Shqipe (Infografik)
LEXO: Maqedoni: Formimi i Agjencisë për Gjuhën Shqipe, pas zgjedhjeve presidenciale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button