Për pesë vjet për 100 për qind është rritur numri i veturave me dizel (Infografik)

Numri i veturave të regjistruara që shfrytëzojnë naftë, gjegjësisht dizel në periudhën prej 2012 deri më 2017 është rritur nga 118.109 në 233.381 vetura, që është pothuajse rritje e dyfishtë për periudhën prej gjashtë vjet, kështu tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë. Këto të dhëna shoqërohen me faktin se mosha e veturës në qarkullim arrin mbi 18 vjet, ku bëhet e qartë se do të nevojiten qindra etiketa të kuqe për shënimin e këtyre veturave nëse realizohet Plani për ajet të pastër që e paralajmëroi Qeveria, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Domethënë, Qeveria paralajmëroi vendosje të etiketave ekologjike, që do të jepen në varësi të standarteve të misioneve evropiane ku veturat do të ndahen në tre kategori.

Veturat me pajisje të integruar të gazit të lëngshëm të naftës ose gaz tokësor të komprimuar, veturat hibride dhe elektrike do të shënjohen me etiketë të gjelbër. Ato do të mund të lëvizin lirisht në zonat ekologjike të mbrojtura. Për veturat nga viti 1996 deri 2005, do t’ju ngjitet etiketë ekologjike me ngjyrë të verdhë. Për to do të ketë lëvizje të kufizuar në komunikacion.

Për veturat para vitit 1996 si dhe për veturat për të cilat prodhuesi nuk ka definuar emision të gazrave të shkarkimit, do të ketë etiketë me ngjyrë të kuqe dhe për këto vetura do të ketë ndalim për lëvizje në komuna në periudhë kur ka ndotje të ajrit.

Ekologët një periudhë të gjatë kërkojnë të ndërpritet importi i veturave të vjetra, praktikë që është vendosur nga garnitura e kaluar qeveritare dhe që ka kontribuar që në mënyrë drastike të ndryshohet qarkullimi në vend dhe të rritet ndotja nga gazat e shkarkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button