Janë caktuar datat e samitit të ardhshëm të NATO-s

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet më 3 dhe 4 dhjetor në Londër, për të shënuar 70-vjetorin e aleancës ushtarake. Në të pritet të pranohet Maqedonia e Veriut si anëtare më e re e Aleancës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se takimi do të jetë shans “për të adresuar sfidat aktuale dhe të reja të sigurisë”, shkruan REL.

Ai shtoi se Londra, ku ka qenë selia e parë e NATO-s, është një vend i përshtatshëm për të shënuar 70 vjet të bashkëpunimit ushtarak transatlantik.

Britania dhe 11 vende të tjera e krijuan aleancën ushtarake perëndimore në vitin 1949.

Ajo ka tani 29 shtete anëtare dhe selia e saj është në Bruksel.

Takimi i Londrës vjen në kohën e tensioneve të vazhdueshme midis NATO-s dhe Rusisë dhe shqetësimeve rreth përkushtimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj aleancës.

Trump ka thënë se anëtarët evropianë të NATO-s nuk shpenzojnë mjaftueshëm për forcat e tyre të armatosura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button