Shqipëri, policia zbuloi ne jug vatrat e para me narkotikë

Policia zbuloi në jug të Shqipërisë vatrat e para të mbjella me marijuanë për këtë vit. Sipas burimeve policore kontrolli nga ajri ka zbuluar katër sipërfaqe në fshatrat Xhafaj dhe Krahës në zonën e Memaliajt, të cilat më pas janë dokumentuar në terren nga efektivat policorë. Kjo zonë është njohur edhe gjatë viteve të shkuara për kultivimin e marijuanës, transmeton Zëri i Amerikës.

Policia ka shoqëruar një inspektor pyjor dhe kryeplakun e fshatit, pasi ligji i detyron zyrtarët vendorë të japin informacion për mbjellje të narkotikëve në zonat e tyre. Policia nuk ka dhënë hollësi për operacionin ndërkohë që edhe këtë vit të dhëna nga terreni flasin për rikthim të tendencave të kultivimit në Tepelenë, Memaliaj dhe Përmet. Trafikantët shfrytëzojnë kryesisht terrene të thyera në zona malore afër burimeve ujore për të kultivuar vatrat me narkotikë.

Policia zhvilloi muajin e shkuar një fushatë për parandalimin e kultivimit të marijuanës, por në terren ka sfida konkrete që lidhen si me veprimet operacionale edhe me bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe evidentimin e sipërfaqeve që rezultojnë në një masë të madhe pa pronar.

Zonat në jug të Shqipërisë kanë qenë më të prekura vitet e fundit nga kultivimi i marijuanës. Pas ndërrhyrjes policore në fshatin Lazarat 5 vite më parë grupe kriminale investuan në zonat e tjera për të kultivuar në terrene të thyera sipërfaqe të mëdha me bimë narkotike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button