Padi penale për ish-kryetarin e Rregullatores Petrov, kompanisë BEG i ka mundësuar të arkëtojë 6.6 milionë euro në kurriz të qytetarëve

Departamenti për Shtypjen e krimit të organizuar dhe të rëndë ka ngritur aktpadi penale kundër ish kryetarit të Komisionit rregullator për energjisë Dimitar Petrov, S. J. e punësuar si anëtare e komisionit, V. K. i punësuar si anëtar i komisionit deri në mars 2017 dhe E. M. V. e punësuar si anëtare e komisionit deri në dhjetor 2017, për shkak të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer vepër penale – Shpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtare, ka njoftuar MPB, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB thonë se duke marrë vendime në kundërshtim me Ligjin për e energjetikë, Rregulloren për licenca për të kryer aktivitete energjetike dhe Rregulloren për çmime dhe shërbime sistemore, Petrov dhe tre të dyshuar tjerë kanë mundësuar që personi juridik për Shpërndarja të energjisë për ngrohje Ballkan Enerxhi SHPKNJP (BEG), ndërsa në kurriz të qytetarëve, të realizojë përfitim të paligjshëm në një shumë të përgjithshme prej 409.549.941 denarë ose 6.659.349 euro.

Personat e paditur në cilësi të zyrtarëve, kryetar dhe anëtarë të Komisionit rregullator për energjetikë, duke e shfrytëzuar pozitën dhe autorizimet e tyre zyrtare si dhe duke i tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tyre zyrtar, kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për energjetikë dhe Rregulloren për licenca për të kryer aktivitet energjetik; me ç’rast në dhjetor 2012 ata për tri subjekte juridike kanë lëshuar licenca për të kryer aktivitete energjetike (prodhimi i rregulluar, shpërndarje dhe furnizimi me energji të ngrohjes), pa u përmbushur kushtet dhe kriteret e publikuara në nëntor të vitit 2012 me Thirrjen publike për përzgjedhje të  bartësit të licencës për prodhim të rregulluar të energjisë për ngrohje, Thirrjen publike për përzgjedhje të bartësit të licencës për shpërndarje të energjisë për njohje dhe Thirrjen publike për përzgjedhje të bartësit të licencës për furnizimi të  energjisë për ngrohje.

“Sipas informatave të dokumentuara nga hetimi ata, duke i shkelur dispozitat e Ligjit për energjetikë dhe Rregulloren për licenca për të kryer aktivitete energjetike, në dhjetor të vitit 2012, kanë marrë vendim për të lëshuar licencë për kryerje të aktivitetit energjetik prodhim i energjisë për ngrohje nga prodhues i rregulluar, subjekti juridik Prodhimi i nxehtësisë Ballkan Energji SHPKNJP, Vendim për lëshim të licencës për kryerje të aktiviteti energjetik furnizim me energji për ngrohje për personin juridik Shpërndarje të ngrohjes Ballkan Enerxhi SHPKNJP dhe Vendim për lëshim të licencës për kryerjen të aktivitetit furnizim  me energji të ngrohjes për personin juridik Furnizim me ngrohje Ballkan Enerxhi  shpknjp. Pavarësisht nga kjo të akuzuarit, nga pozita e Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit rregullator për energjetikë e kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimet e tyre zyrtare dhe i kanë tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tyre zyrtare edhe me atë se në vitin 2013, 2014, 2015, 2016 dhe 2017 në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim të Rregulloren për çmime dhe shërbime sistemore, kanë marrë Vendim për të përcaktuar të ardhurat maksimale të rregulluara për prodhim të energjisë për ngrohje, kompensimin për shërbimet sistemore dhe rezervë sistemore dhe zë tarifor për prodhim të energjisë për ngrohje, Vendime për të përcaktuar të ardhurave maksimale të rregulluara dhe zëra tariforë për kryerje të aktivitetit furnizimin me energji për ngrohje dhe Vendim për të përcaktuar të ardhurave maksimale të rregulluara për kryerje të aktivitetit shpërndarje e energjisë për ngrohje, me çka subjekteve juridike të cilave më parë, në mënyrë të paligjshme, u kanë lëshuar licenca për kryerje të aktiviteteve  energjetike iu kanë pranuar shpenzim më të madh se sa i lejuari dhe kështu iu kanë mundësuar atyre të realizojnë të ardhura më të mëdha se të ardhurat maksimale të rregulluara të lejuara”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button