Zaev: Monitorimi i qytetarëve ia shpëtoi shtetit 100 milionë euro

“Para pak kohësh e përkujtuam protestën e madhe civile, në vitin 2015, kur më shumë se 70 organizata të shoqërisë civile iu bashkëngjitën dhjetëra mijëra qytetarëve në protestën e madhe për të rivendosur sundimin e ligjit, duke krijuar një koalicion të gjerë civil, koalicion i cili kërkoi të zvogëlohet fuqia e shtetit e të fuqizohen qytetarët aktivë, të zëshëm dhe me qëndrime kritike. Sot qeveria mund të thotë se është rreshtuar prapa parimit për mundësi të barabarta për të gjithë në shoqërinë tonë, prapa parimit të së drejtës sociale”, tha kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në konferencën e sotme me titullin “Reforma e sistemit për financim shtetëror të OSHC-ve” që u organizua nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN), shruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Duke e njohur dhe pranuar rëndësinë e organizatave të shoqërisë civile, me përvojën e tyre në këtë fushë, analizat dhe ekspertizat e tyre si dhe roli i tyre në ndryshimet reformuese dhe në rrugën e shteti drejt BE-së, ai shprehu mirënjohje për partneritetin dhe kritikat e zëshme, duke theksuar se këto organizata kanë ndihmuar në krijimin e kursit reformues të vendit dhe ndërtimin e politikave të Qeverisë, e cila organizatat e shoqërisë civile i trajton si partner në ndërtimin e politikave të qëndrueshme në interes të qytetarëve.

“Kjo është përkthyer në ligje dhe akte nën-ligjore dhe secili ministër e ka pranuar këtë si parim të punës në ministrinë e tij dhe pothuajse s’ka vendim që s’është marrë pa bashkëpunim me shoqërinë civile. Kjo që është bërë për dy vjet, s’është pak”, tha Zaev.

Zaev theksoi se duhet të gjendet mënyra më e mirë për të financuar organizatat civile,për të kufizuar shtetin dhe për të realizuar të drejtat e të gjithë qytetarëve njëlloj. Shteti po kërkon model për të siguruar qëndrueshmëri financiare të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mënyra për financimin e tyre si dhe kornizë institucionale për shpërndarjen e fondeve. Deri në fund të qershorit pritet draft versioni i modelit, ndërsa deri në mes të shtatorit do të përzgjidhet modeli.

“Ka vlerësime se monitorimi shoqërisë civile dhe ngritja e zërit në media, shtetit ia ka kursyer rreth 100 milionë euro për shkak se në këtë mënyrë në institucione vidhen më pak të holla. Pas dy vjet përvojë në detyrë, unë si ekonomist mund të them se në institucionet publike, ndërmarrjet publike, ka rezervuarë seriozë të parave dhe se pikërisht organizatat e shoqërisë civile mund të ndihmojnë këto para të përdoren për të mirën e qytetarëve, para që mund t’iu ndahen shoqatave civil që pastaj të kthehen shumëfish në buxhetin e shtetit”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Ai përkujtoi për mundësinë e financimit të shoqatave civile edhe nga biznesi dhe lojërat e fatit dhe në faktin se rreth një miliard euro, qarkullojnë në biznesin e lojërave të fatit, bastoreve dhe në forma tjera të këtij aktiviteti, si dhe në përmirësimin e evazionit aktual tatimor dhe burime tjera të fondeve.

“E dimë se 30 për qind e pagave në vend sot bëhen me kesh”, tha Zaev.

Sipas drejtorit të QMBN Aleksandar Krzhaloski, përvojat evropiane tregojnë se mesatarisht rreth 35% e financimit të organizatave të shoqërisë civile bëhet nga buxheti i shtetit, ndërsa në Republikën e Maqedonisë së Veriut ato kryesisht financohen nga jashtë me donacione të huaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button