Kushërira e Mijallkovit: Drejtorët që kanë qëndruar më gjatë se një mandat, e kanë keqpërdorur funksionin

Deputetja Emilija Aleksandrova në seancën e sotme kuvendore për Ligjin për Agjencinë për Siguri nNacionale, që do ta zëvendësojë Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) tha se i vjen keq që më parë nuk është pranuar amendamenti i saj që drejtori i Agjencisë të mos mund të zgjidhet dy herë në këtë funksion, transmeton Portalb.mk.

“Në të kaluarën është treguar se drejtorët që rizgjidhen dhe që mbeten më gjatë në sfera të rëndësishme, kryejnë keqpërdorime. Për atë konsideroj se duhej të ishte pranuar amendamenti ynë që drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale të mos ketë të drejtë të rizgjidhet”, tha ajo në foltoren e kuvendit.

Aleksandrova nuk tregoi saktë se për cilët drejtorë mendon, por e tha këtë në seancë për shërbimin e ri që do të përgjojë. Kushëriri i saj është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili në funksion ka qëndruar 10 vjet, pas të gjitha cikleve zgjedhore që i fitonte VMRO-DPMNE, të udhëhequra nga kushëriri i tij, Nikolla Gruevski.

Mijallkov është i akuzuar në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Target-Fortesa” për përgjimet masovike të qindra qytetarëve, politikanë të LSDM-së, gazetarë dhe funksionarë të VMRO-së, në mënyrë joligjore dhe pa urdhër gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button