Rakitiq: Nuk shkoj te Interi, mbetem në Barcelonë

Futbollisti i kombëtares kroate, Ivan Rakitiq, ka përgënjeshtruar zërat se do të transferohet te Interi i Milanos. Përveç kësaj, Rakitiq konfirmoi se do të mbetet edhe më tutje te ekipi katalanas i Barcelonës, me të cilën ka një kontratë trevjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Emri i tij gjatë lakohej me një kalim të tij në Inter, madje është përmendur shumë largimi këtë verë nga Barcelona, ndoshta dhe në ndonjë klub tjetër evropian.

Megjithatë, 31 vjeçari kroat në një deklaratë për mediat spanjolle theksoi se është i lumtur në Barcelonë dhe se nuk ka në plan largimin, pavarësisht se Interi është një ekip i shkëlqyer.

“Jam atje ku dëshiroj të jem dhe nëse Interi është i interesuar për mua, atëherë kjo është nga shkaku se e bëj mirë punën time. Megjithatë, unë jam i lumtur te Barcelona, edhe bashkëshortja ime dhe dy vajzat e mia janë të lumtura këtu”, tha Rakitiq, duke shtuar se dëshiron të respektojë marrëveshjen që ka me klubin.

Futbollisti kroat arriti në “Barça” nga Sevilla në vitin 2014. Më herët ka luajtur për Baselin dhe Schalke 04.

Në fanellën e “blaugrana” ka regjistruar 267 ndeshje me 35 gola të shënuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button