Shkup, konferencë mbi reformën në sistemin e financimit shtetëror të OJQ-ve

Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) në Shkup ka organizuar konferencën mbi “Reformën e sistemit për financimin shtetëror të organizave civile”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencë u debatua për nevojën e mbështetjes së shtetit për organizatat civile, modele të ndryshme për të mbështetur zhvillimin e shoqërisë civile dhe mënyrat e financimit.

Në konferencë ishte i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili theksoi se qeveria është e gatshme për reforma në sistemin e financimit shtetëror të shoqërive civile, sepse siç tha ai, në dy vitet e fundit kanë parë përfitim nga “zëri qytetar”.

“Unë disa herë kam thënë se në vitin 2018 ndoshta kemi rreth 100 milionë euro kursime për transparencë. Kjo do të thotë se monitorimi i plotë përmes mediave, zërit qytetar, i bënë institucionet që të vjedhin më pak para”, theksoi Zaev.

Ai po ashtu vuri në dukje se është shumë e rëndësishme që burimet financiare për organizatat civile të jenë të pavarura dhe të mos varen nga asnjë kryeministër apo ministër, qeveri aktuale apo e ardhshme.

Në konferencë po ashtu u njoftua se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në dy vitet e fundit (2017 dhe 2018) organizatave joqeveritare u ka ndarë nga buxheti në baza vjetore mbi 7 milionë euro.

Në konferencë u theksua se në Maqedoninë e Veriut shumica e parave u ndahen partive politike nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, pasuar nga fondet që ndahen për Këshillin Kombëtar për organizatat për personat me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu u bë e ditur se pjesa e financimit shtetëror në buxhetet e organizave civile krahasuar me rajonin, Maqedonia e Veriut radhitet në pozitën më të ulët me 3 për qind, krahasuar me Slloveninë me 24 për qind dhe Kroacinë me 13 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button