Britani, në prag të bankrotit prodhuesi i dytë i çelikut

Prodhuesi i dytë më i madh i çelikut në Britani të Madhe, British Steel, është në prag të falimentimit dhe në qoftë se nuk gjendet një blerës, pa punë do të ngelin rreth 25.000 punëtorë, transmeton Anadolu Agency (AA).

BBC raporton se British Steel po përgatitet të shpall procesin e bankrotit, fazë në të cilën pa punë do të ngelen 5.000 njerëz në repartet e prodhimit dhe 20.000 të tjerë në sektorët e ndryshëm.

Siç bëhet e ditur, një zyrtar të cilin do ta caktojë qeveria britanike do të marrë menaxhimin e kompanisë dhe në këtë proces nën ndërmjetësimin e Ernst & Young, do të kërkohet një blerës.

Mediat britanike shkruajnë se negociatat për financimin që janë zhvilluar mes British Steel dhe qeverisë britanike ishin të pasuksesshme.

Javën e kaluar, British Steel kërkoi nga qeveria një kredi për të trajtuar pasojat negative të procesit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Megjithëse nuk precizohet se çfarë është kërkuar, mediat raportojnë për një shumë prej rreth 75 milionë paund.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button