Fundi i “Game of Thrones”, ja nga cili diktator famëkeq u inspirua Daenerys

Emilia Clarke, aktorja më e përfolur e momentit për rolin e saj në serialin “Game of Thrones”që theu çdo rekord shikueshmërie deri më tani, përcjell Alsat M. 

Ndërsa aktorja 32 vjeçare, ka folur në një intervistë për revistën Variety, për fundin që shkaktoi shumë polemika.

Në intervistë, Emilia është pyetur për fjalimin e Daenerys, që e jep pasi fiton luftën në Red Keep para ushtrisë së saj.

Më gëzuat që ma bëtë këtë pyetje, Kisha shumë gjuhë si Dothraki e Valyrian, gjuhë të shpikura, për të mësuar dhe plot fjalime për të dhënë, por për fjalimin e fundit po i beja vetes shumë presion. Të gjithë aktorët thonë se është e vështirë në setin e xhirimit e pastaj duhet të shkosh në shtëpi e t’i bësh detyrat e shtëpisë, t’i mësosh tekstet për ditën tjetër. Zakonisht i mësoj shpejt, por ky fjalim kishte shumë rëndësi për mua. Prandaj çdo ditë dëgjoja fjalime të diktatorëve në gjuhë të ndryshme, në mënyrë që të përpiqesha t’i kuptoja ata, edhe pa e njohur gjuhën. E kam dëgjuar Hitlerin shumë, ai kishte oratori të jashtëzakonshme dhe mendova që nëse filloj vet ta besoj çdo fjalë që e them, audienca s’ka nevojë as t’i lexojë titrat, se do e kuptojnë vet”, është përgjigjur Clarke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button