Tregtarët me derivate të naftës kërkojnë dyfishim të fitimeve

Në pritje të metodologjisë së re për formimin e çmimeve të derivateve të naftës në vend që, e cila sipas Komisionit rregullator për energjetikë duhet të jetë gati deri në fund të kësaj jave hapen çështjet se cilat kompanitë do të fitojnë ose do të humbin më shumë nga rregullat e reja dhe a janë të mundshme presione mbi rregullatorët, duke pasur parasysh se dallimi prej një denarë në metodologjinë e re në të ardhmen mund të rezultojë me fitim ose humbje të miliona eurove për tregtarët, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas kreut të KRRE, Marko Bislimovski, disa kompani kërkuar t’iu pranohen kosto të paarsyeshme transportit prej 0.8 dhe 0.85 denarë për litër që do të ishte rritje prej 60 deri 70 përqind të shpenzimeve të pranuara për transport me formulën e mëparshme për përllogaritje të çmimeve. Sa i përket marzhës tregtare, siç thotë Bislimovski, disa kompani kanë kërkuar që marzha tregtare të rritet nga 3.2 në 6.2 dhe 6.5 denarë për litër, që është 90-100 për qind më i lartë se marzha e mëparshme.

Bislimovski thotë se në periudhën e kaluar, komisioni rregullator ka kryer analiza serioze, “dhe nuk do të pranohet as njëra as marzha tjetër”.

Për marzhën tregtar ai paralajmëroi se ai do të jetë nën pesë denarë për litër, që megjithatë është rritje prej mbi 50 përqind.

“Do të bëjmë një metodologji që do t’u lejojë tregtarëve të realizojnë fitime të arsyeshme, dhe kjo është në rregull, s’kemi fare problem me këtë,” tha Bislimovski.

.

Sipas të dhënave të KRRE, blerje dhe shitje të derivateve të naftës në vend, gjatë vitit 2018, aktivisht e kanë realizuar 32 subjekteve juridike të licencuara për tregti me shumicë në naftës së papërpunuar, derivateve të naftës, bio-karburanteve dhe karburanteve për transport. Në vend aktualisht funksionojnë rreth 330 pika për shitje të karburanteve, në pronësi të disa kompanive të mëdha dhe shumë të vogla. Përkundër faktit që struktura e pronësisë në sektorin e shitjes me pakicë ka ndryshuar dukshëm sot, megjithatë “Makpetrol” është ende kompania që mbizotëron në segmentin e shitjes me pakicë me 127 pika për karburante. Pastaj vijnë “Lukoil Maqedoni”, 30 pika për karburante, “Okta” 26 pika për karburante, ndërsa 147 pikat tjera janë në pronësi private të disa ndërmarrjeve të vogla lokale.

Disa kompani, të cilat posedojnë pika për karburante stacionet e naftës, përveç biznesit kryesor për shitje të karburanteve në pikat e tyre për karburante, paraqiten edhe si tregtarë me shumicë, gjegjësisht një pjesë të karburanteve që i blejnë nuk i shesin përmes pikave të karburanteve, por drejtpërdrejt te konsumatorët e fundit.

Sasia e përgjithshme e derivateve të naftës që janë importuar në vend në vitin 2018 është 987.662 tonë, që është 0.68 për qind më shumë se sasia e importuar e derivateve të naftës në vitin 2017 (980.956 ton). Importuesi më i madh edhe këtë vit është “OKTA”, e cila merr pjesë me 76.69 për qind, pastaj vijon “Lukoil Maqedoni” 10.70 për qind “OM Petrol”, Shkup 3.61 për qind dhe tregtarët tjerë me pjesën 9 për qind pjesëmarrje në importin e përgjithshëm të derivateve të naftës në vitin 2018.

.

Në vitin 2018 më së shumti është importuar dizel (naftë) gjegjësisht 66 përqind nga importi i përgjithshëm, pastaj vijon benzina motorike me 11.45 për qind, propan-butan (LPG) me 7.39 për qind, mazut 6.65 për qind, karburant ekstra i lehtë (EL -1) me 4.45 për qind, karburant reaktiv me 3.98 për qind dhe një përqindje të vogël import i bio-karburanteve.

Gjatë 2018, tregtarët me shumicë të naftës së papërpunuar, derivateve të naftës, bio-karburanteve dhe karburanteve për transport, import të derivateve të naftës në vend kanë realizuar nga 18 vende, me ç’rast më së shumti derivate të naftës janë importuar nga vendet fqinje, edhe atë: Greqia 80.31 përqind, vijon Bullgaria me 11.80 përqind, Serbia me 3.46 përqind, Shqipëria me 1.43 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button