Japoni, operatorët celularë anuluan shitjen e Huawei-t

Dy operatorë celularë japonezë sot njoftuan se anulojnë fillimin e shitjes së telefonëve të mençur Huawei, derisa nuk konfirmohet siguria e prodhimit kinez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Operatori SoftBank Corp.’s Y! anuloi fillimin e shitjes së modelit Huawei P30 lite, i cili është planifikuar për 24 maj, ndërsa të gjitha porositë janë anuluar. Edhe operatori KDDI njoftoi se shitja është anuluar për një periudhë të caktuar.

Hiroyuki Mizukami, zëdhënësi i SoftBank tha se kompania dëshiron që klientët e tyre të ndjehen të sigurtë duke shfrytëzuar prodhimin e tyre.

Administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka shtuar presionin mbi Huawei-n javën e kaluar, për të cilin Washingtoni pretendon se është një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe mund të prishë shitjen e pajisjeve të rrjetit dhe produkteve të tjera.

Huawei është i dyti në tregun global të smartfonëve, por mbështetet në sistemin operativ të Google-s Android dhe komponentëve furnizuese nga SHBA-të.

Qeveria e Japonisë nuk ka ndërmarrë masa kundër Huawei-t, prodhimet e së cilës në këtë vend janë të popullarizuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button