Takimi Osmani- Ademi: Diaspora duhet të përfshihet në procesin e negociatave me BE-në

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot mbajti takim me Ministrin pa portofol përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi me të cilin biseduan për mundësinë që  diaspora të inkuadrohet në procesin e negociatave të vendit me BE-në, transmeton Portalb.mk.

“Në procesin e negociatave që na pret, kemi për detyrim t’i shfrytëzojmë të gjitha potencialet të cilat i kemi në dispozicion, dhe diaspora paraqet potencial të madh në këtë kuptim”, theksoi Osmani, duke shtuar se diaspora paraqet një pjesë të pandashme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në këtë drejtim, detyrimi ynë është inkluzivitet më të madh të këtyre potencialeve në negociatat e ardhshme, si bazë edhe për përfshirje më të thellë dhe më thelbësore të diasporës edhe në proceset tjera në vend”, potencoi Osmani.

Bashkëbiseduesit gjatë takimit, siç citon Sekretariati  për Çështje Evropiane shkëmbyen mendime në drejtim të shfrytëzimit të përvojave nga projekti i zbatuar nga ana e Qeverisë së Irlandës për përfshirjen e diasporës irlandeze në politikat e shtetit.

“Irlanda është kampion botëror sipas përfshirjes së suksesshme të diasporës në zhvillimin e saj të shpejtë, dhe do të paraqesë një benefit të vërtet në qoftë se arrijmë që përvojat dhe njohuritë irlandeze t’i sjellim në Maqedoninë e Veriut”,  shtoi Osmani.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që ta thellojnë bashkëpunimin në këtë fushë, duke siguruar më pas potenciale për proces më cilësor të negociatave me Unionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button