Furnizimet publike në RMV nuk mundësojnë konkurrencë mes kompanive dhe bëhen në mënyrë jotransparente

Në gjysmën e dytë të vitit 2018 ka pasur disa probleme serioze me furnizimet publike në vend, kështu analizon Qendra për Komunikime Civile, transmeton Portalb.mk.

Në raportin e tyre të 31 për monitoringun e rregullt të furnizimeve publike, thuhet se shpesh zbatohen tenderë të mëdhenj të cilët nuk ndahen në pjesë dhe me atë të pamundësohet konkurrenca mes kompanive, gjegjësisht të vihet në pyetje shfrytëzimi racional dhe efikas i mjeteve.

Vërejtja e dytë është se konkurrenca e furnizimeve publike në gjysmën e dytë të vitit 2018 është përkeqësuar në krahasim me gjysmëvjetorin e parë. Duke e parë në nivel vjetor, me 32 për qind të tjera nga tenderët e monitoruar është fituar vetëm një ofertë.

Qendra për Komunikime Civile thekson se është rritur aplikimi i procedurës së jotransparencës,  me negociata dhe pa shpalljen e tenderit. Në vitin 2018 janë kyçur gjithsej 596 kontrata pa publikimin e shpalljes, në vlerë prej 33 milion euro, që është për 4 milionë euro më shumë nga viti 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button