Në 8 pika të zeza të rrugëve do të punohet për përmirësimin e sigurisë

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore do të investojë për përmirësimin e sigurisë në komunikacion për shkak të 8 pikave të zeza të rrugëve shtetërore. Që të ulet rreziku nga aksidentet rrugore, në këto lokacione do të shtrohet edhe një shtresë e asfaltit, do të instalohen shenja të reja rrugore, bankina dhe pajisje tjera, ndërsa do të kryhet edhe shënim përkatës horizontal në vetë rrugën, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për drejtimet rrugore Ohër – Shën Naum, Strugë – Dibër, Barbaros – Makedoski Brod – Kërçovë, Veles – Petrovec, Strumicë – kufiri me Bullgarinë, Kumanovë – Ruginxh, Zhirovsnica – Dibër – kufiri me Shqipërisë dhe Prilep –Krushevë – Slladuev.

Ndërtimin e projektit do ta bëjë dega e Shkupit i kompanisë kosovare “Eskavatori”. Punët e përgjithshme do të kushtojnë 39.6 milionë denarë dhe do të realizohen në periudhë prej 120 ditë, theksohet në marrëveshjen që është publikuar në ueb-faqen e NP për Rrugë Shtetërore. Me këtë projekt pritet të rritet siguria në ato segmente të rrugëve, ku periudhën e kaluar është vërejtur numër i madh i aksidenteve rrugore.

Njëkohësisht, kjo ndërmarrje tashmë e ka shpallur tenderin për zgjedhjen e kontraktuesit që do t’i kryejë punët ndërtimore për përmirësimin e sigurisë së 11 rrugëve shtetërore.  Deri në fund të qershorit do të priten ofertat nga kompanitë ndërtimore, më pas do të shkohet në kryerjen e aktiviteteve ndërtimore për uljen e rrezikut nga pikat e zeza ekzistuese. Dy paketat e rrugëve duhet të mbarojnë në sezonin e ardhshëm ndërtimor, për të cilin janë siguruar mjetet nga Banka Botërore.

Maqedonia tashmë dhjetëra vite nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e saktë të pikave të zeza të rrugëve. Të dhënat e fundit nga viti 2010 flasin se janë regjistruar 169 pika të zeza nëpër gjithë vendin. Pikërisht në këto lokacione në të kaluarën kanë ndodhur numër i madh i aksidenteve. Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë thonë se në vitin 2017, në aksidentet rrugore, jetën e kanë humbur 155 persona, ndërsa 6.224 janë lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button