“Etno shtëpia” e Burhan Ahmetit – pasqyrim i kulturës shqiptare në Kinë (FOTO)

Muzeun e Pallatit në Pekin të Kinës, i instaluar në pallatin perandorak të dy dinastive Ming dhe Qing që nga vitit 1925, nga 30 prilli deri në 31 maj të këtij vitit është duke u mbajtur ekspozita “Win-Win Cooperation: Belt and Road International Printmaking Exchanging Project Achievement”, ku pjesëmarrës është edhe grafisti dhe piktori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Burhan Ahmeti, njofton Portalb.mk.

Pallati i Muzeut 2019
Pallati i Muzeut 2019

Ceremonia e hapjes është mbajtur më 18 maj 2019, ku të pranishëm ishin zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Li Qun, drejtori i Muzeut të Pallatit, Wang Xudong dhe drejtori i Akademisë Nacionale të Arteve të Kinës, Hang Ziyong dhe liderë, përfaqësues dhe gazetarë të tjerë.

Ekspozita përfshin aktivitete të tilla si prezantim të galerive, dokumentareve, punëtori të grafikave dhe donacione artistike. Në ditën e ceremonisë së hapjes, Muzeu i Pallatit realizoi punëtori të grafikës, me grupe familjesh, studentësh dhe profesorësh.

“Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë përgjatë Rripit dhe Rrugës, me duart dhe urtësinë e tyre, për vizitorët paraqitën kulturën e vendeve të tyre nëpërmjet grafikave duke bërë të mundur që më shumë njerëz të ndajnë shpirtin dhe vlerën e artit”, tha ndër të tjera në hapje të ekspozitës, kuratori i Muzeut të Pallatit, Wang Xudong.

Pallati i Muzeut 2019
Pallati i Muzeut 2019

Muzeu i Pallatit në Pekin të Kinë në periudhën kur barte funksionon e pallatit të dinastive Ming dhe Qind, ishte një qendër e rëndësishme historike për kulturë dhe turizëm. Përveç vlerës artistike, turizmi ishte një mundësi e re që Pallati i Muzeut të jetë një vend-dokumentim i shumëllojshmërisë kulturore, dhe jo vetëm të Kinës, por edhe të botës.

“Etno shtëpia” – pasqyrim i kulturës shqiptare në Kinë

Pjesëmarrja e Burhan Ahmetit është e një vlere prej ambasadori, sepse me grafikën më teknikën e litografisë e titulluar “Etno shtëpia”, ai është duke përfaqësuar kulturën shqiptare me një motiv nga arkitektura e vjetër tipike shqiptare që është në zhdukje.

Burhan Ahmeti. Foto: Osman Demiri)
Burhan Ahmeti. Foto: Osman Demiri)

“I privilegjuar si grafist shqiptar nga Gostivari të marr pjesë në këtë ekspozitë”, tha Ahmeti.

Portalb: Pse pikërisht “Etno shtëpia”?

Burhan Ahmeti: Në shumicën e grafika të mia si motiv e kam trashëgiminë tonë kulturore, fatmirësisht është shumë e pasur, në veçanti arkitektura e vjetër. Shtëpitë e vjetra që kanë më shumë jetë, shpirt dhe bukuri sesa këto të sodit. Andaj në grafikat e mia jam përpjekur që ato vlera ti paraqes në kompozicion grafik në teknika të ndryshme të grafikës.Po i njëjti motiv është edhe në grafikën që është e ekspozuar në Muzeun e Pallatit në Pekin. Etnografia, arkitektura e vjetër, zakonet dhe doket tona janë si lajtmotiv në grafikat e mia.

Burhan Ahmeti është grafist dhe piktor akademik shqiptar nga Maqedonia. U lind më 18 gusht 1978, në fshatin Debresh të Gostivarit. Aktualisht punon si profesor i artit në Fakultetin Pedagogjik “Shën Kliment i Ohrit” në Universitetin Shtetëror “Kirili dhe Metodi” Shkup. Diplomoi në Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin e Tetovës në drejtimin e grafikës në klasën e profesor ordinar, Fatmir Krypa ku më pas ka vijuar edhe studimet master në klasën e profesorëve ordinar Fatmir Krypa dhe Rexhep Ferri.

Ka marrë pjesë në më shumë se njëqind ekspozita ndërkombëtare kolektive, anuale, bienale, trienale të ndryshme të artit, në më shumë se shtatëdhjetë simpoziume(koloni) ndërkombëtare të artit në mbarë botën. Ku, te disa prej tyre ishte si organizator dhe kurator. Nuk kanë munguar edhe çmimet, por vlejnë të theksohen ato jashtë Maqedonisë së Veriut si, Shpërblimi Balaton për grafikë, Vornyarcvashegy, Hungari (2014), çmim i nderit për Kulturë nga Kryetari i Komunës së Suharekës, Kosovë (2012) dhe çmimi i dytë për grafikë, Anuali Botërorë i grafikës Lessedra, Sofje, Bullgari (2006).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button