Në vend të 3.200 fëmijë, 73.500 do të shfrytëzojnë shtesë për fëmijë, u miratua pakoja e ligjeve për reformën sociale

Me tre pakot e ligjeve të reformës sociale, të cilat u votuan në Kuvend, për 20 herë rritet numri i fëmijëve që do të shfrytëzojnë shtesa për fëmijë dhe për arsim. Pagesat e para të ndihmës monetare, të zmadhuara për 300 për qind, priten nga muaji i ardhshëm, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Shtesën për fëmijë, në vend 3.200 fëmijë sikur deri tani do ta shfrytëzojnë 73.500 fëmijë, ndërsa shtesën për arsim në vend të 3.800 fëmijë, do ta shfrytëzojnë 64.316 fëmijë. Është përfshirë siguria sociale për personat e moshuar, të cilët kanë mbetur pa pension në bazë të moshës dhe s’kanë burime të tjera për ekzistencë.

“Me këtë pako të ligjeve punojmë drejtpërdrejt në uljen e varfërisë së fëmijëve, i promovojmë të drejtat e personave me pengesa dhe për herë të parë kemi Ligj për sigurim social personave të moshuar. Tërë reformën e kemi bërë në konsultim të gjerë me të gjitha palët e interesuara që na jep të drejtë për të besuar se reforma do t’i arrijë rezultatet e duhura. Jo vetëm që i kemi përfshirë të ardhurat minimale të mjaftueshme, ose më shumë mjete financiare për të varfrit, por kemi përfshirë dhe shërbime që drejtpërsëdrejti do të sjellë punësim për këta individë, ndërsa për fëmijët deri në edukimin parashkollor në të gjithë sistemin arsimor”, tha Ministrja për punës dhe çështje sociale Milla Carovska.

Ligji për mbrojtje sociale për herë të parë përfshin dy shërbime tërësisht të reja për personat me aftësi të kufizuara – Ndihma personale dhe Shërbimi për përkujdesje në shtëpi. Përveç kësaj, e drejta për statusin e pengesës zgjerohet edhe për njerëzit me pengesa në zhvillim intelektual, ndërsa shtesa për kompensim të pagës me orar të shkurtuar të punës për prind i cili kujdeset për fëmijë me pengesa rritet dhe arrin deri 50 për qind të pagës mesatare neto.

“Për t’ua lehtësuar edhe më tej jetën familjeve biologjike, të personave me pengesa, e kemi rritur shumën e të drejtës për shtesë të veçantë për 15 përqind. Do të zhvillohet shërbimi i kujdesit shtëpiak familjar, i cili do të sigurojë kujdes afatshkurtër për anëtarët e varur të familjes për shkak të pushimit, për nevoja personale dhe profesionale të anëtarëve tjerë të familjes”, tha ministrja Carovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button