Sa është e lirë liria: masat në luftën kundër terrorizmit si nevojë apo arsyetim?

Kriza e vlerave ndikon negativisht ndaj balancit midis imperativit për liri dhe nevojës për siguri, duke e ngushtuar hapësirën liberale të shoqërive të konceptuara në mënyrë bashkëkohore.

Menjëherë pas sulmeve mbi qendrën tregtare botërore, SHBA vështirë siguronte përkrahje për aksionet e vendosura në luftën kundër terrorizmit dhe Al Kaedës. Sot, pothuajse dy dekada pas 9/11/2001, fotografia është e ndryshuar në mënyrë drastike, ndërsa analiza e ndryshimeve në legjislacionet nacionale do të tregojë se ligjdhënësi si rojë i lirive e ridefinon narrativin. Qëndrimet ndaj terrorizmit evoluojnë. Vlerat demokratike janë në goditje si rezultat i konstelacionit të ndryshuar të sigurisë. Ligjdhënësit gjithnjë e më shumë e ngushtojnë harkun rreth principeve liberale demokratike dhe vlerave të etabluara në zemrën e demokracive evropiane. Siguria nuk është një e mirë e izoluar, por është komponent i një transaksioni të ndërlikuar. Në kuptim të kohës, parave, fleksibilitetit, privatësisë dhe lirive përfshin edhe shkëmbime tjera të sigurisë, të cilat qëllimisht apo pa vetëdije, i bëjmë çdo ditë.

Robert Kagan, në librin e tij të fundit thotë se „Autoritarizmi mund të jetë gjendje stabile e ekzistimit të njeriut, më stabil edhe se liberalizmi dhe demokracia. A prek deri te elementet kyç të natyrës së njeriut të cilat liberalizmi jo gjithmonë i kënaq – dëshirën për rregull, lidership të fuqishëm dhe, ndoshta mbi të gjitha, dëshirën e zjarrtë për sigurinë e familjes, fisit dhe kombit.“ Sa do të padëshirueshëm të jenë konservativët, beteja e qeverive nacionale që ta mbajnë status kuo-në në pikëpamje të çështjeve domethënëse për sigurinë nacionale, u jep shtytje pas shpine.

A mund ligji ta luftojë terrorizmin?

Për hir të së vërtetës, terrorizmi nuk është dukuri e re – madje edhe gjatë luftës së ftohtë, ishte i perceptuar si kanosje ndaj sigurisë, por më tepër nga brenda si kërcënim ndaj sigurisë nacionale, e jo si fenomen global. Terroristët në atë kohë shiheshin vetëm si kriminelë, metodat dhe qëllimet e së cilëve janë të papranueshme. Në këtë paradigmë, terrorizmi është parësisht problem me të cilin duhet të merret ligji, para së gjithash legjislacioni penal. Ajo paradigmë nuk i ndaloi e as nuk ngadhënjeu mbi grupacionet si Al Kaeda dhe ISIS. Edhe pse demokracitë perëndimore vazhdimisht insistojnë të respektohen të drejtat e njeriut në luftën ndaj terrorizmit, praktikat nacionale tregojnë trende të tjera. Ashtu për shembull në vitin 2014 Franca ndërmori masa të rrepta për të parandaluar individët të bëhen luftëtarë të huaj me sjelljen e 2014-1353 dhe përforcimin e dispozitave në raport me luftën kundër terrorizmit. Ligji, midis tjerash, u jep të drejtë autoriteteve ta ndalojnë daljen e qytetarëve të caktuar nga Franca për një periudhë prej gjashtë muajsh me mundësinë që ajo masë të ripërtërihet deri në dy vite. Ligji është paraqitur për revizion në Gjykatën kushtetuese, e cila ka pohuar se ligji është në pajtim me kushtetutën dhe liria për të lëvizur duhet të balancohet me nevojat e sigurisë publike.

Nga ana tjetër, baza për inicimin e llojit të këtillë të ndryshimeve dhe inkriminimit të bashkëngjitjes ndaj grupeve militante, erdhi si rezultat (jo vetëm në Francë, por në më shumë vende) i dy rezolutave të Këshillit të sigurisë të OKB-së të vitit 2014: rezoluta 2170, midis tjerash thirr të ndërmerren masa nacionale kundër luftëtarëve të huaj në fushëbetejat në Siri dhe Irak, dhe Rezoluta 2178 e cila ka të bëjë me legjislativin për procedimin e tyre.

Burim: alfa.mk

Kanadaja e cila në vitin 2015 miratoi legjislacion të ri antiterrorist, e udhëhequr nga qeveri konservative, në vitin 2017 qeveria liberale etabloi kompetenca të reja për agjencinë nacionale për mbikëqyrje elektronike, duke i dhënë mundësinë që të bashkëpunojë ngushtë me armatën dhe të zbatojë aksione ofensive ndaj palëve të huaja dhe të shmangë sulme potenciale kibernetike me qëllim që ta mbrojë Kanadanë dhe infrastrukturën e saj kritike. Ndërsa, infrastruktura kritike, është kategori e cila në shtete të ndryshme është ndryshe e përcaktuar dhe në shumicën e rasteve përfshin prej 12 deri 16 të ashtuquajtur sektorë kritikë, të cilat i mundësojnë funksionet vitale shoqërore: furnizim me ujë, shëndetësi, transport dhe ngjashëm. Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe pse është anëtare shumëvjeçare e koalicioneve për luftë me terrorizmin global, aspak nuk e ka përcaktuar infrastrukturën e vet kritike: madje edhe nëse e bën atë, do të ketë problem serioz të vendosë mbrojtje efikase për shkak të vendosjes së pa sinkronizuar të sistemit për menaxhim me kriza dhe mbrojtje civile.

Rusia është e ardhshmja në radhën e shteteve me ndryshime restriktive në legjislacionin. Pakoja e ndryshimeve antiterroriste të ligjeve, e miratuar në verën e vitit 2016, ndërsa e propozuar nga zëvendës-kryetarja e Dumës shtetërore Irina Jarovaja dhe senatori Viktor Ozerov u bë një nga çështjet kryesore në agjendën e tërë industrisë së telekomunikacioneve gjatë viteve të fundit. Legjislacioni i obligon provajderët telefonikë dhe ata të internetit ta rrisin kohën për deponimin e meta-informacioneve për përmbajtjet që shkëmbehen përmes internetit në gjashtë muaj, si dhe të bashkëpunojnë me autoritetet në dekodimin e serviseve të shifruara për mesazhe, siç janë WhatsApp, Telegram apo Viber. Me pakon e ndryshimeve në legjislacion e njohur me emrin popullor si „Ligji i Jarovajës” u vendos edhe vepër e re penale – e cila nënkupton dënime nga 5 deri 10 vite burg – për ata të cilët „organizojnë apo marrin pjesë në parregullsi masive”.

Në vitin 2017 në Gjermani, hyri në fuqi amendamenti kontrovers i cili i zgjeroi autorizimet e organeve për zbatimin e ligjit të zbatojnë hulumtime dhe burime onlajn përmes mbikëqyrjes së telekomunikacioneve („Trojan shtetëror”). Me ndryshimet „Hulumtim onlajn” definohet si fitimi i qasjes me mjete teknike në sistem informatik të cilin e përdor i pandehuri pa dijeninë e tij apo saj me qëllim që të merren të dhëna. Mbikëqyrja burimore i telekomunikacioneve, përkundër mbikëqyrjeve të përgjithshme të telekomunikacioneve, u mundëson agjencive për zbatimin e ligjit qasje në të dhënat e burimit para enkriptimit (shifrimit).

Në Maj të vitit 2018 me ndryshime ligjore në lidhje me terrorizmin u ballafaqua edhe Indonezia, për çfarë vrullshëm reaguan nga Amnesti Interneshënëll. Me ndryshimet, midis së tjerash, policia mund të mbajë një të pandehur në paraburgim deri në 221 ditë pa e nxjerrë para gjykatës.

Në periudhën e njëjtë, edhe Mbretëria e Bashkuar kaloi nëpër një proces të ngjashëm, me sjelljen e aktit për luftë kundër terrorizmit dhe sigurinë e kufijve, i cili ishte i vlerësuar si „balancë i gabuar midis lirisë dhe sigurisë“ e me të cilin kriminalizohet shfletimi i faqeve të caktuara të internetit si dhe publikimi i „fotografive joadekuate“.

Rrënjët e radikalizimit janë shumë më të thella

A ishin këto dukuri vetëm përgjigje ndaj krizës veç më ekzistuese apo (dhe) gjeneruese të të rejave, mbetet të vlerësohet në të ardhmen. Shkalla e zvogëlimit të numrit të shtetasve të Maqedonisë të cilët kanë shkuar në vend-luftimet e ISIS-it për shembull, korrespondon me inkriminimin e luftimit në ushtritë e huaja. A do të ndikojë në mënyrë parandaluese roli proaktiv i ligjdhënësit në të gjitha rastet e intervenimit, mbetet të vlerësohet nga rasti në rast.

Zgjerimi i kërcënimeve edhe përkrah ngushtimit të hapësirës liberale

Ajo që duhet të mbahet parasysh është se shkalla e ngritur e radikalizimit, shpien ndaj rritjes së divergjencës të interesave të individëve dhe grupeve, në llogari të idealit për shoqëri të hapura. Radikalizimi në një pjesë është përgjigje e ngushtimit të hapësirës liberale, por në një pjesë shumë më të madhe, përgjigje për mos-barazinë ekonomike dhe sociale, humbjen e kuptimit të jetës, kërkimin e identitetit, rritjen e frikës dhe vendosjen e kufijve midis dallimeve, lidershipin e papërgjegjshëm dhe populizmin. Pan-idealizmi evropian nën goditje të krizës ekonomike dhe imigruese, në masë të madhe u zëvendësua me „orbanizmin“ dhe kulminoi me votimin pro Bregzitit. E djathta radikale, neofashistët dhe grupacionet e ngjashme hynë në parlamentet nacionale të shteteve të cilat e shpikën demokracinë si koncept. Konkluzioni është se kriza e vlerave ndikon negativisht ndaj balancit midis imperativit për liri dhe nevojës për siguri, duke e ngushtuar hapësirën liberale të shoqërive të konceptuara në mënyrë bashkëkohore.

Prandaj, çdo hapësirë për manovrim në drejtim të tejkalimit të konflikteve midis gjeneratave, duhet të shfrytëzohet në kohë kur bota qëndron para sfidave serioze.

Shkrimi është marrë nga Respublica.edu.mk. Autor: Vesna Poposka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button