Kuvendi i miratoi ligjet reformuese nga fusha e sigurisë

Me konsensus mes partive parlamentare u miratua ligji i Agjencisë për Siguri Kombëtare i cili firmos fundin e ekzistencës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Ligji i cili paraqet pjesë shumë të rëndësishme për reformat në shërbimet e sigurisë mori miratimin e 91 deputetëve, përfshirë këtu edhe votat e VMRO-DPMNE-së, përcjell Alsat M.

“Është e rëndësishme sepse forcohet mbikqyrja parlamentare, jepet mundësi që të shqyrtohen edhe mjetet financiare, madje edhe për pjesën e operacioneve speciale, çështje e cila seriozisht është keqperdorur në periudhën e kaluar.”- theksoi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Opozita ka dhënë kontributin e saj për ligjin duke vlerësuar se shërbimet e sigurisë duhet të profesionalizohen.

Me pakot e miratuara në sektorin e sigurisë pritet t’i jepet fund koncentrimit të forcave të policisë sekrete, ndërsa të krijohet shërbim jashtë politikës dhe partive në funksion të mbrojtjes të shtetit, si dhe liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Në kuadër të kësaj seance Kuvendi solli vendim për shpalljen e thirrjeve publike të shoqatave nga sfera e të drejtave të njeriut, e drejta policore dhe gjyqësori

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button