Në Shqipëri do të hapet Qendra informative kulturore e Maqedonisë

Hapja e Qendrave informative kulturore në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri është paraparë me propozim ligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes dy qeverive e cila u miratua në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë.

Siç njoftojnë nga zyra qeveritare për informim “me marrëveshjen krijohet kornizë ligjore për themelimin e qendrave informative kulturore, nëpërmjet të cilave do të rritet edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e kulturës, si dhe afirmimin e së njejtës, që do  të thotë më shumë projekte dhe iniciativa kulturore do të ketë mes dy vendeve”, shkruan Mkd.mk, përcjell Portalb.mk.

Hapja e qendrave kulturore, do të sjell popullarizimin dhe prezantim e traditës së artit dhe kulturës maqedonase, do të mundësoj njoftim të shpejtë për qytetarët për ngjarjet kulturore në dy vendet dhe përfaqëson një urë për afrimin dhe njohjen mes dy popujve, thuhet më tej në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button