Edhe vija hekurudhore edhe autostrada drejt Shqipërisë shkaqe për “shqetësim të madh” të UNESKO-s për Ohrin

Trasetë e dy projekteve kryesore infrastrukturore për hekurudhën drejt Shqipërisë dhe për autostradën Trebenishtë – Ohër kanë kontribuar konsiderueshëm që UNESKO të rekomandojë Ohrit të regjistrohet në listën e trashëgimisë së rrezikuar botërore. Raporti i hartuar duhet të shqyrtohet në Sesionin 43 të Komitetit për trashëgimi kulturore botërore që do të mbahet në fund të qershorit në Baku, Azerbajxhan, shkruan Meta.

Komisioni që e ka hartuar draft-raportin me shqetësim të madh thekson se shteti ka vendosur, nëpër trasenë ekzistuese, të vazhdojë ndërtimin e hekurudhës prej Kërçove deri në Lin. Në raport theksohet propozimi konkret nga UNESKO për ndërtim të një tuneli alternativ ndërmjet Strugës dhe Prenjasit, me të cilin do të shmanget traseja ekzistuese që kalon përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit, në drejtim të Strugës nëpër Radozhdë drejt Linit.

Përkundër qëndrimit të këtillë të UNESKO-s, Maqedonia është përgjigjur se traseja aktuale e hekurudhës është e përshtatshme. Si përgjigje për propozimin nga UNESKO, autoritetet shtetërore kanë theksuar se ai mund të merret parasysh vetëm nëse Shqipëria përcakton pikë të re të lidhjes hekurudhore me shtetin tonë. Në anën e Shqipërisë, traseja e hekurudhës por momentin kalon përgjatë Liqenit të Ohrit nga Pogradeci deri në Lin.

Pa propozim konkret, por me shqetësim identik nga UNESKO reagojnë edhe për trasenë e autostradës Trebenishtë – Strugë pjesë e  Korridorit panevropian 8.
Siç shkruan “Vertetëmatësi”, ndërtimi i autostradës me gjatësi prej 7 kilometrash veç më ka qenë i ndërprerë nga autoritetet shtetërore në janar të vitit 2018. Qëndrimi i atëhershëm i Ministrisë për transport dhe lidhje ishte se do të duhet përsëri të shqyrtohet ndikimi i kësaj autostrade mbi mjedisin jetësor.

Shteti i Maqedonisë është përgjigjur, ndaj rekomandimeve të UNESKO-s, me mendim të ekspertëve me të cilin mbështetet traseja aktuale e planifikuar e autostradës. Përkundër këtij qëndrimi që i mbështet dokumentet e deritanishme të hartuara për ndikimin mbi mjedisin jetësor, nga UNESKO vlerësojnë se ato nuk përgjigjen në mënyrë adekuate ndaj rreziqeve potenciale negative të projektit që mund të ndikojnë mbi biodiversitetin e Liqenit të Ohrit.

UNESKO që të dy projektet kapitale i vlerëson si rrezik potencial për vlerën universale me rëndësi të jashtëzakonshme të Liqenit të Ohrit. Nga UNESKO kërkojnë që shteti urgjentisht të gjejë zgjidhje optimale për hekurudhën drejt Shqipërisë dhe për autostradën Trebenishtë – Strugë, të cilat nuk do të shkaktojnë ndikim të konsiderueshëm negativ mbi liqenin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button