Pendarovski u takua me Selën dhe Gashin: Qasje të përgjegjshme për plotësimin e agjendës reformuese

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Në kumtesën e Kabinetit të Pendarovskit thuhet se kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Sela, e përgëzoi presidentin Pendarovski me rastin e shkeljes në funksion dhe i dëshiroi sukses në punën e tij.

Në takim u bisedua për gjendjen politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe plotësimin e qëllimeve strategjike dhe detyrave në vigjilje të periudhës së rëndësishme për shtetin.

Pendarovski bëri thirrje për qasje të përgjegjshme të të gjithë faktorëve relevant politik në drejtim të plotësimit të agjendës reformuese ndërsa me qëllim të progresit në integrimet evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim Pendarovski e theksoi nevojën që partitë politike edhe të pushtetit edhe të opozitës të demonstrojnë unitet, në funksion të realizimit të interesave të shtetit.

Pendarovski – Gashi: Dialog politik konstruktiv për realizimin e agjendës reformuese

Nevoja për dialog politik konstruktiv mes të gjithë faktorëve politikë në Republikën e Maqedonisë, në funksion të realizimit të agjendës reformuese, me qëllim të progresit të shtetit në integrimet evropiane dhe euroatlantike, ka qenë në fokusin e takimit mes presidentit Stevo Pendarovski dhe liderit të partisë politike Alternativa, Afrim Gashi.

Presidenti Pendarovski, siç komunikoi Kabineti i tij, tregoi se të gjitha subjektet politike duhet të japin kontribut të vetin në periudhën kur Republika e Maqedonisë së Veriut pret vendim për përcaktim të datës për fillim të negociatave aderuese me Bashkimin Evropian.

Kryetari i Alternativës, Gashi e uroi presidentin Pendarovski me rastin e marrjes së funksionit dhe i dëshiroi sukses në punë, qëndron në kumtesën e Kabinetit presidencial.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button