Të burgosurit palestinezë në ditën e 50-të të grevës së urisë

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e dy palestinezëve është përkeqësuar pasi ata hynë në ditën e 50-të të grevës së urisë për të protestuar kundër mbajtjes së tyre në paraburgim nga autoritetet izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shoqatës joqeveritare palestineze, Awda al-Horoub dhe Hassan al-Aweiwi, të dy nga qyteti El-Khalil, kanë pësuar dobësim serioz në shëndetin e tyre.

32-vjeçari al-Horoub, baba i një 10-vjeçari, mbetet në paraburgim administrativ që nga dhjetori i vitit 2018, ndërsa 35-vjeçari al-Aweiwi, baba i tre fëmijëve që ka kaluar në paraburgim edhe disa vjet më parë, që nga janari i këtij viti.

Nën politikën e burgimit administrativ të Izraelit, të dyshuarit mbahen në paraburgim pa u dërguar në gjyq për periudha gjashtëmujore të rinovueshme.

Sipas shifrave palestineze, rreth 6.400 palestinezë mbahen aktualisht në burgjet izraelite, duke përfshirë 500 në paraburgim administrativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button