Truproja e Obamës urinon gjatë fjalimit

Kur natyra të thërret, as fjala e presidentit nuk mund të të bëjë të kthehesh pas.

Kjo i ndodhi një personi gjatë një fjalimi të Obamës në Sinsinati, i cili u fotografua duke urinuar, ndërsa presidenti po i adresohej një turme prej dhjetëra mijëra mbështetësish mbi çështje delikate si ekonomia apo shëndetësore.

Më pas, u zbulua se personi i kapur në fotografi ishte pjesëtar i Shërbimit Sekret, pjesë e stafit të truprojave të Presidentit.

Siç ishte e parashikueshme të ndodhte, fotografia e publikuar në revistën “Politico” shkaktoi një reagim të fortë në opinionin publik.

Vetë Shërbimi Sekret konfirmoi se personi në fotografi ishte punonjës i saj, por theksoi se foto është gjykuar keq dhe se ai në fakt nuk ishte duke urinuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button