Politikanët grinden, ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë vonohet

Pushteti dhe opozita në seancën e djeshme të kuvendit u grindën rreth projektit për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë. Deputeti VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski, deklaroi se qeveria s’e ka lëvizur as edhe një gurë për ndërtimin e kësaj pjese të autostradës, transmeton Meta.mk, përcjell Portalb.mk. 

“Një nga premtimet zgjedhore dhe pjesë e programit të kësaj qeverie ishte ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë dhe t’ju kujtoj se qeveria e mëparshme veç më ju ka lënë projektin themelor dhe studimin e fizibilitetit” – tha deputeti Ilija Dimovski.

Zëvendësministri i jashtëm Andrej Zhernovski, në replikën drejtuar deputetit Dimovski, deklaroi se kjo qeveri ka siguruar mjete nga fondet e BE për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë. Më 9 maj u njoftua se Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) do ta financojë këtë projekt me 27 milionë euro, të cilat do të sigurohen deri në fund të vitit 2019.

Nga ndërmarrja publike për rrugë shtetërore për “Meta” thotë se projekti themelor është hartuar në vitin 2002, por që edhe ky dokumentacion është i vjetruar për faktin se traseja kalon nëpër zonën industriale në Vizbeg. Në vitin 2016 janë përfunduar projekti ideor dhe studimi i fizibilitetit për 3 km të autostradës në nyjat e ardhshme Bllacë dhe Stenkovec, ndërsa projekti i ri themelor për tërë trasenë është duke u punuar nga tetori 2018.

“Nën-segmenti i parë është nga vendkalimi kufitar Blace” deri në nyjën Bllacë, i gjatë2 km, për të cilin pritet të shpallet tender për punimet ndërtimore diku pas një muaji. Koha e përfundimit të punimeve ndërtimore do të jetë 18 muaj,  procedura e tenderit për mbikëqyrjen e ndërtimit është në zhvillim e sipër” – informojnë nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore.

Nën-segmenti i dytë nga nyja Bllacë deri në Shkup është në fazën e përgatitjes së projektit infrastrukturor dhe atij themelor, ndërsa projektimi do të përfundojë deri në mars të vitit 2020. Punët ndërtimore do të fillojnë në gjysmën e dytë të vitit 2020, ndërsa autostrada e re do të hapet deri në fund të vitit 2023.

Qeveria e mëparshme e VMRO-DPMNE, 5 vjet më parë, premtoi se autostrada Shkup-Bllacë do të ndërtohet deri në vitin 2018 me partneritet publiko-privat, por ky model nuk u tregua i dobishëm për investitorët privatë. Si rezultat, qeveria aktuale vendosi të ndërtojë autostradën në Kosovë me fonde shtetërore dhe huamarrje nga jashtë. Ndryshe nga vonesat në vendin tonë, më 29 maj, Kosova do ta lëshojë në përdorim pjesën e saj të autostradës midis Shkupit dhe Prishtinës.

LEXO: Autostrada “Arbër Xhaferi” dhe në Gërdelicë gati në fund të majit, për Shkup – Bllacë s’është hapur tender

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button