“Agjërimi” zgjedhor mbaroi, filluan të hapen konkurse për punësim në organet shtetërore

Pas pauzës prej disa muajve me konkurset për punësime në organet shtetërore dhe ndërmarrjet, për shkak të zgjedhjeve presidenciale, sot Ministria e Mbrojtjes e ka “thyer akullin” dhe ka hapur konkurs për pranim të personelit civil në shërbim të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Në konkurs kërkohen kandidatë për punësim në kohë të pacaktuar, në vendet e punës psikolog në garnizonet e ARM-së në Tetovë, Shtip, Kërçovë, Prilep dhe Veles, por edhe për vendet e punës këshilltar për mbrojtje dhe siguri në punë, udhëheqës të shërbimit për termo-energjetikë dhe dy instruktorë të gjuhës angleze në garnizonin në Shkup.

Në konkurs thuhet se paga neto, për kandidatët që kanë përvojë pune, në pajtueshmëri me kushtet dhe kriteret e përshkruara në Ligjin për shërbim në ARM është rreth 25.000 denarë.

Konkurs për punësim të gjashtë zyrtarëve shtetëror ka hapur edhe për Prokuroria Shtetërore, ndërkaq punësime të reja do të ketë edhe në Komunën e Prilepit, Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale – Shtip dhe Entin për Mbrojtjen e Përmendoreve të Kulturës dhe Muzeut në Strumicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button