Presidenti Pendarovski i ka dekretuar edhe 21 ligje të tjera

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Stevo Pendarovski sot i ka dekretuar 21 ligjet, të cilat pararendësi i tij, Gjorge Ivanov refuzonte t’i dekretonte, njofton Portalb.mk.

Ndër ligjet që janë dekretuara janë:

-Ligji për ndryshim të Ligjit për agjencinë teknike-operatike (ATO);
-Ligji për ndryshim të Ligji për sistem njësportel dhe për udhëheqjen e regjistrit tregtar dhe regjistrimit të personave tjerë;
-Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për komunikime elektronike;
-Ligji për plotësim të Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste;
-Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerën e tatimit të shtuar
-Ligji për ndryshim të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor;
-Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për qasje të lirë në informatat me karakter publik;
-Ligji për regjistrin qendror të popullatës;
-Ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor;
-Ligji për ndryshim dhe plotësim i Ligjit për përkrahje financiare të investitorëve;
-Ligji për ndryshim të Ligjit për sport;
-Ligji për praktikantë;
-Ligji për shërbime;
-Ligji për ratifikim të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi për avancim të raporteve juridike-pronësore;
-Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për evidentim të pagesave të gatshme;
-Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për çmimet shtetërore;
-Ligji për ndryshim të Ligjit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë;
-Ligji për menaxhim dhe për shërbime elektronike dhe
-Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për borxhin publik.

LEXO: Pendarovski i nënshkroi ligjet që nuk i dekretonte Ivanovi

Një ditë pasi u miratuan për të tretën herë në Kuvend, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka nënshkruar dekretet për shpallje të Ligjit për gjykata, konteste administrative, kundërvajtje, Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, Ligjit për energjetikë dhe Ligjit për ndërprerje të shtatzënisë.

Ndryshe, këto janë ligje sistematike, dekretet e të cilave nuk janë publikuar nga ish presidenti, Gjorge Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button