Silva konfirmoi largimin nga Sevilla

Sulmuesi i Mlanit, Andre Silva, ka njoftuar zyrtarisht se do të largohet nga Sevilla në fund të këtij sezoni, pas huazimit njëvjeçar në La Liga.

Skuadra spanjolle kishte opsionin që ta blinte kartonin e sulmuesit portugez për 35 milionë euro nga Rossonerët, por në fund të sezonit gjërat rrodhën ndryshe, transmeton Telegrafi.

“Një tjetër sezon përfundoi, faleminderit Sevilla për pritjen e mrekullueshme”, ka shkruar Andre Silva në llogarinë e tij në Instagram.

“E dashuroja shpirtin e klubit dhe qytetin. Shpresoj që e ardhmja te sjell gjëra të mira”, ka shtuar më tej sulmuesi portugez, që në verë do të rikthehet te Milani.

Lojtari 23-vjeçar ka shënuar shtatë gola në shtatë paraqitjet e para në La Liga për skuadrën spanjolle, por më pas ai nuk arriti të shënonte më shumë se dy të tjera.

Ish-sulmuesi i Portos kishte shënuar 10 gola në 40 paraqitje për Milanin gjatë sezonit 2017/2018, por në verën e kaluar u huazua te Sevilla, për t’u rikthyer sërish në këtë verë në San Siro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button