Personeli është sëmurë nga fruthi, është mbyllur reparti kirurgjik në Strugë

Reparti kirurgjik në spitalin e përgjithshëm në Strugë është mbyllur. Mjekët dhe personeli tjetër mjekësor janë vendosur në karantinë. Në funksion është vetëm ambulanca kirurgjike, njofton Alsat M.

Shkak për këtë është se mbi 50 për qind e punonjësve shëndetësorë në këtë repart janë prekur nga fruthi. Komisioni për infeksione në suazat e spitalit ka marrë këtë vendim ndërsa për këtë janë njoftuar Ministria e shëndetësisë, Qendra e shëndetit publik dhe Inspektorati republikan sanitar.

“Dje u mor vendimi që përkohësisht të mbyllet reparti kirurgjik dhe të mos pranohen pacientë tek ne gjegjësisht të dërgohen në spitalet më të afërta ku do të marrin përkujdes përkatës. Në Maqedoni është shpallur epidemia e fruthit, por interesante është që thuajse 50% i personelit mjekësor është prekur nga epidemia dhe faktikisht nuk mund të funksionojë”, tha Vlladimir Koçovski- reparti kirurgjik

Pacientët e caktuar për operacione janë njoftuar për situatën e re të krijuar ndërsa rastet emergjent do të ridërgohen në Ohër apo në spitale tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button