Pendarovski- Barishiq: Mbështetja e Kroacisë për anëtarësimin e RMV-së në NATO dhe BE do të vazhdojë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Daniela Barishiq.

Siç kumtojnë nga kabineti i presidentit, dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë, me ç’rast është konstatuar se janë miqësore, pa çështje të hapura, transmeton MIA.

Presidenti Pendarovski është falënderuar për mbështetjen e Republikës së Kroacisë për fillimin e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian dhe mbështetjen për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në saborin kroat. Ai ka shprehur bindjen se mbështetja do të vazhdojë edhe periudhën e ardhshme.

Pendarovski, siç theksojnë nga kabineti i presidentit, ka shprehur pritshmëri për vlerësimin e angazhimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Këshilli Evropian dhe përcaktimin sa më të shpejtë të datës për fillimin e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian, si parakusht kyç për sigurimin e progresit dhe stabilitetit të përhershëm në rajonin më të gjerë.

Ambasadorja Barishiq, në emër të presidentes së Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, ia uroi presidentit Pendarovski shkeljen në funksion, duke i dëshiruar sukses në punë dhe duke shprehur bindjen për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve fqinje midis dy shteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button