Tragjedi tek Interi, ndërroi jetë nga sëmundja ish-talenti premtues

Ai ishte një talent premtues në akademinë e Interit. Në janar të vitit 2017 u detyrua të largohej nga grumbullimi i të rinjve zikaltër për t’u kuruar. Prej atëherë, talenti nuk ishte rikthyer më të luante futboll por mbi situatën e tij kishin mbërritur lajme inkurajuese.

Fatkeqësisht, Maicol Lentini, vetëm 15 vjeç, është dorëzuar përballë një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, teksa gjendej në shtëpinë e tij në Zerbolo, në provincën e Pavias, transmeton Top Channel.

Mesazhe ngushëllimi kanë ardhur nga të gjitha anët, prej vendlindjes së tij ku është pezulluar edhe fushata zgjedhore, por edhe nga klubi zikaltër, përmes një mesazhi në faqen e internetit.

“FC Internazionale Milano ndan dhimbjen për largimin nga jeta të të riut Maicol Lentini. Pronarë, drejtues, sektori i të rinjve zikaltër ku Maicol ka qenë pjesë, skuadra aktuale dhe tifozët ngushëllojnë familjen e tij në këto ditë të dhimbshme”, thuhet në komunikatë.

Edhe “Curva Nord”, sektori i ultrasve të Interit bashkohet me dhimbjen, ndërsa në vitin 2017 kur Lentini u desh të ndalte së luajturi futboll për t’u kuruar në Genova, i kishin dedikuar atij një mesazh. Ishte ndeshja Inter-Chievo e 14 janarit 2017, dita kur edhe Mauro Icardi kishte zbritur në fushë me një shirit kapiteni me një fjali dedikuar atij: Forca Maicol, mos u dorëzo!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button