Ka përfunduar takimi Zaev- Ahmeti, nuk dhanë deklarata

18: 40- Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Pas përfundimit të takimit partnerët e koalicionit nuk kanë dhënë deklarata për media, por  qëllimi I takimit kanë qenë ndryshimet kadrovike në Qeveri.

Ky takim i cili ka përfunduar para pak çastesh është realizuar vetëm mes Zaevi dhe Ahmetit, pa prezencën e funksionarëve tjerë të të dyja palëve. Sipas njoftimit të Qeverisë takimi Zaev- Ahmeti ishte vetëm fillimi i bisedimeve për  detektimin e dobësive të caktuara tek një pjesë e zyrtarëve të pushtetit ekzekutiv. Këto ndryshime do të përfshijnë të gjithë eshalonët qeveritarë.

“Në takim janë dakorduar që të vazhdojnë konsultimet në të dyja partitë politike, në krye të së cilës janë dy liderët, pas të cilave do të vazhdojnë bisedimet. Qëllimi i takimit është gjetja e zgjidhjeve kadrovike për përforcimin e kapaciteteve të institucioneve, me qëllim të arritjes së rezultateve më të mira ekonomike dhe plotësimin e pritshmërive të qytetarëve”, thuhet në njoftimin nga Qeveria.

_____________________________________________________

 

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot pasdite në orën 16:00 do të takohen në Qeveri ku do të bisedojnë për ndryshimet e paralajmëruara në Qeveri, transmeton Portalb.mk.

Zaev sot paralajmëroi se si partnerë koalicionar do të bisedojnë për ndryshimet kadrovike në pushtetin ekzekutiv.

“Edhe pse simbolika ka ardhur deri te fjala “fshesë”, megjithatë, bëhet fjalë profesionistë. Flasim për arrogancë, për mosplotësimin e pritjeve nga institucione të caktuara dhe flasim për paaftësi që të arrihen qëllimet e pritura të cilat qytetarët i kanë pritur. Do të thotë, flasim për personalitet, nuk flasim për përfaqësues të partive politike ose profesionistë që janë në Qeveri. Të gjithë ata që treguan mangësi nga karakteri i tillë, duhet të mendohet të ndryshohen me njerëz tjerë”, deklaroi Zaev pas debatit për draft tekstin për Strategji nacionale për zhvillim të kapacitetit për një shoqëri dhe multikulturalizëm.

Ndryshe, kryeministri Zaev, rikonstruimin e paralajmëroi për në fillim të qershorit, duke shtuar se nuk e di numrin e saktë të ministrave që do të ndryshohen, por se e ka konceptin e ndryshimeve. Ai theksoi se këto ditë do të ketë takime me partnerin e koalicionit Ali Ahmeti, ndërsa në lidhje me deklaratat e ministrave të BDI-së se ata përgjigjen vetëm para liderit të tyre partiak, ai tha se ministrat e partisë së tij kanë përgjegjësi para të gjithë qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button