Zaev: Ndryshimet në qeveri dhe në parti do të ndodhin në fillim të qershorit

Kryeministri Zoran Zaev nga Vjena paralajmëroi se në gjysmën e parë të muajit qershor do të del me vendime konkrete për ndryshime.

“Në muajin qershor, edhe atë në gjysmën e parë kam ndërmend të dal më vendime konkrete për ndryshimet në Qeveri, në institucionet qeveritare,  drejtoritë, këshillat drejtues etj, si dhe do të ndodhin ndryshime personale në LSDM, që do të ndikojnë në përmirësimin e performancës së partisë më të madhe në pushtet, e cila ka impakt të drejtpërdrejtë në kualitetin e qeverisjes së shtetit”, tha Zaev, shkruan Plusinfo, përcjell Portalb.mk.

Ai theksoi se ajo që po ndodh në vendin tonë është diçka e logjikshme në qeverisjen dy vjeçarë të LSDM-së, ku pamë dobësitë dhe falë zgjedhjeve ku qytetarët përcollën mesazhin direkt, që disa gjëra duhet të ndryshohen, e ato janë ulëset e dobëta në pushtet.

“Gjithsesi që edhe në qeverisjet lokale ka dobësi të caktuara që janë nën ingerenca të LSDM-së dhe koalicionit në pushtet. Gjithsesi që do të ndodhin ndryshime. Unë thash që ndryshimet do të bëhen në fillim të qershorit, pasi që tani mbyllet raporti i BE-së, i cili publikohet me 29 maj”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button