Ndërroi jetë legjenda e Formula 1

Tre herë kampioni i botës në Formula 1 Niki Lauda ndërroi jetë të hënën. Legjenda e garave me makina vdiq në moshën 70-vjeçare. Lajmin e konfirmuan familjarët e tij.

Ai do të mbahet mend për dy titujt që fitoi me Ferrarin në vitet 1975 dhe 1977 dhe me McLaren në vitin 1984. Por ajo që ka mbetur në histori është edhe rikuperimi që bëri në Grand Prix e Gjermanisë, ku u kthye të garojë pasi ishte djegur gjatë një përplasjeje, transmeton Abc news.

Austriaku kreu transplant mushkërish në Gusht. Pasi përfundoi karrierën si garues makinash, ai u bë sipërmarrës linjash ajrore dhe një drejtues jo-ekzekutiv në ekipin e Mercedes në Formula 1.

“Arritjet e tij unike si atlet dhe sipërmarrës do të mbeten të paharrueshme”, thuhej në një deklaratë të familjes së tij.

Më 1 Gusht 1976, një vit pas fitimit të titullit të parë, Lauda pësoi djegie të shkallës së tretë në kokë dhe fytyrë. Për këtë shkak iu dëmtuan edhe mushkëritë pasi makina e tij shpërtheu në flakë Nurbugring.

Ish-kampioni i F1 Jenson Button e konsideroi Laudan legjendë, ndërsa McLaren tha se ai do të “jetë përgjithmonë pjesë e historisë sonë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button